Prenk Lleshaj: Disa fjalë të urta në romanin “Burgu” të Ahmet Qeriqit

Në këtë roman autori ka pasqyruar faktografinë autentike dhe kronologjike të një periudhe dhumë të rëndësishme e dramatike të veprimtarisë çlirimtare të popullit të Kosovës. Ky popull përballoi vështirësi të mëdha, por mbeti në këmbë dhe i barazpeshuar, duke përballuar rrebeshet, sikur përballon toka acarin në dimër dhe breshërin e stuhinë në verë.
Autori Ahmet Qeriqi, në romanin e tij na rrëfen se në burgjet jugosllave gjendeshin të burgosur të karaktereve të ndryshme madje edhe spiunë e servilë nga radhët e të gjitha kombet e ish-Jugosllavisë.
Në këtë roman veç tjerash kërshërinë e lexuesit e zgjojnë edhe disa fjalë të urta, të krijuara nga autori si dhe fjalë të shkrimtarëve dhe mendimtarëve të shquar, të cilat ilustrojnë si duhet kushtet dhe rrethanat në burg.
Në mesin e fjalëve të urta po veçojmë:
“Kurrgjë burgu çka janë të burgosurit”.
“Nëse me njeriun sillesh si me qenin, atëherë ai do të veprojë si qen”. F. Kafka.
“Njeriut që beson shumë nuk bën t’i tregosh përralla, sepse ato i merr për të vërteta” S. Frashëri.
“Koha ecën me tik-taket e veta dhe nuk çan kokën për ata që mundohen ta anashkalojnë.

“Jeta megjithatë vazhdon, qoftë edhe në burg “.
“I gjalli shpreson, pavarësisht se ku ndodhet, shpreson edhe nëse është i dënuar me vdekje, shpreson deri në rëktimën e fundit të jetës”. Dostojevski.
“Nëse e ke shitur shpirtin, të mbetesh t’i falesh djallit, por mos shpif, se përndryshe kurrë në jetë nuk do të mbetesh pa u ndëshkuar”.
“Populli, që dobëson telin e humorit dhe e shtrëngon telin e satires, është në rrugë të degjenerimit”. Vollter.
“Humori është ushqimi më se i nevojshëm shpirtëror, por edhe e qeshura e tepruar në burg ndjellë kob”.
“Mos e tepro në të drejtën tënde”. Esliki.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …