Shënohet 109 vjetori i alfabetit shqip, udha e shkronjave nga Manastiri në Deçan

Udha e shkronjave nga Manastiri në Deçan, kështu ishte titulluar aktiviteti kulturor i mbajtur të mërkurën për nderë të 109 vjetorit të alfabetit shqip, ku për të shënuar këtë ditë të pranishëm ishin njerëz të pendës dhe dijes, njerëz me vlera kulturore, veteran të arsimit, mësimdhënës dhe nxënës të shumtë. Ky eveniment kulturorë i pari i këtej lloji i organizuar në Deçan ka një rendësi jashtëzakonisht të madhe në shënimin e kësaj date, andaj më të drejt e kemi quajtur ,,Udha e shkronjave nga Manastiri në Deçan ’’ kështu tha vet artistja Besiana Mehmedi. Për rendësin e kësaj datë ka folë edhe Bashkim Ramosaj, kryetar i komunës së  Deçanit, ai nderë të tjera tha se: Jemi këtu së bashku për të shënuar 109 vjetorin e alfabetit shqip, në Deçanin tonë historik, për shënimin e kësaj date të rëndësishme për kombin shqiptar. Konsideroj se 22 nëntori është datë e shenjtë që simbolizon jo vetëm krijimin e alfabetit shqip, por edhe rrugën e gjatë në ngritjen e vetëdijes intelektuale, sfidat e arsimit dhe kontributin e rilindasve tanë përfshirë: Pandeli Sotirin, Naum Veçilharxhin, Thimi Mitkon, Sami Frashërin, Pashko Vasën e Motrat Ciriazi, të cilët përmes përhapjes së alfabetit shqip, arritën ti bashkojnë shqiptarët, pa dallim krahine, besimi dhe përkatësie ideologjike. Padyshim që edhe Dukagjini ka luajtur rol vendimtar në të gjitha proceset historike, nisur nga Lidhja e Prizrenit, ku me dinjitet kryen misionin e tyre dukagjinasit: Sali Gjuke Dukagjini, Haxhi Zeka e Sylejman Vokshi. Misionin e tyre kombëtar e vazhduan Bedri Pejani e Murat Gjakova, të cilët u përpoqën që në Kosovë e Dukagjin të përhapin alfabetin e miratuar në Kongresin e Manastirit më 1908. Ky mision i tyre nisi dhe u ndërpre me pushtimin e tokave të Kosovës nga serbet, malazezët dhe bullgarët në vitin 1912, për të vazhduar në vitin 1915 me krijimin e kushteve më të favorshme në zonat e pushtuara nga austro-hungarezët. Ishte pikërisht pra viti 1915 që na sjell shkollën e parë në rrethin e Deçanit, pikërisht në Drenoc, e një vit më vonë edhe shkollat tjera në: Junik, Strellc dhe Irzniq ku kontribut të jashtëzakonshëm dhanë mësuesit nga Shqipëria. Megjithëse pas luftës së parë Botërore, regjimi i SKS-së , mbylli këto shkolla, për historikun e fillimit të përdorimit të alfabetit shqip këto vite mbeten historike. Nën një klimë represive e me shumë sfida kaluan vitet e regjimit deri pas Luftës së Dytë Botërore e cila Kosovën e Dukagjinin e la në mjerim të skajshëm. Ishin pikërisht bijtë më të mirë të këtij vendi që bënë përpjekje titanike gjatë këtyre viteve për krijimin e kuadrove arsimorë në mesin e tyre veteranët: Bardh Nitaj, Ramë Alaj, Avdyl Çekaj, Haxhi Aliçkaj, Hasan Baçaj, Ahmet Povataj, Fazli Binakaj e Jusuf Nimonaj të cilët hapën shkolla në çdo fshat duke ngulitur thellë në zemrën e të rinjve dashurinë për shkronjat dhe alfabetin shqip. Padyshim që xhamitë dhe kullat ishin vatra të dijes dhe përhapjes së alfabetit. Vështirësitë dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar arsimi në Kosovë e veçanërisht në Dukagjin janë të panumërta, megjithatë dëshira për ruajtje të unitetit gjuhësor dhe kombëtarë është baza që ka mbajtur gjallë shpirtin e kombit shqiptar në të gjitha periudhat, edhe para luftës së fundit në Kosovë kur shumë shtëpi u shndërruan në shkolla. Për periudhën e fundit nën okupim, kontribut të jashtëzakonshëm dhanë mësuesit veteran. Pikërisht nga bankat e shkollave të mesme dolën dhe trimat e Deçanit që veshën uniformën e UÇK-së për mbrojtje të vatanit duke dhënë shembull të rezistencës për tërë Kosovën dhe shqiptarinë. Falë sakrificës, flijimit dhe gjakut të trimave tonë të dalë në luftë nga bankat e shkollave të mesme dhe duart e këtyre mësuesve, ne sot gëzojmë lirinë e Kosovës ku kremtojmë, flasim e këndojmë lirshëm. Andaj sot, lirshëm  mund të them se obligimi im si i pari i Komunës së Deçanit është përkulja para guximit të djemve më të mirë të Deçanit të cilët nga bankat e shkollës dolën në mal si dhe nderimi i të gjitha figurave të arsimit shqip. Është obligim yni si institucione ti kujtojmë, tu përkulemi dhe ti njohim brezat e rijnë me figurat e arsimimit që përhapën alfabetit e gjuhës sonë dhe motivuan breza të tërë. Nisur nga thënia se një komb mund të quhet komb vetëm atëherë kur ka alfabetin e tij, konsideroj se puna e mësuesit shqiptarë i cili ka përhapur këtë alfabet edhe në zonat më të thella malore është e shenjtë. Veç kësaj, ishte pikërisht mësuesi ynë që ushqeu ndjenjën për liri. Përkulje për të gjithë ata që dhanë kontribut në përhapjen e alfabetit dhe hapjen e shkollave shqipe. Nga Deçani historik, dëshiroj që përmes këtij aktiviteti tu uroj të gjithë shqiptarëve ditën e alfabetit shqip që këtë vit po shënon 109 vite histori. Duke kujtuar periudha të ndryshme nëpër të cilat ka kaluar edhe populli shqiptar, po ashtu vështirësitë për të arritur këtu ku jemi, shkollimin e brezave, punën e tyre më mbi 45 vite në arsim, folën edhe veteranet e Arsimit mësuesja Time Demukaj dhe Prof.Sali Mazrekaj. Të pranishmit e këtij evenimenti kulturor i ka falënderuar për pjesëmarrjen edhe drejtori i DKA-së në Deçan Qazim Maloku. Në një eveniment kulturorë të këtij lloji s’ka si të mungoi edhe pjesa e recitaleve, dhe e këngëve. Aktori Niman Muçaj, më vargjet e recituara të  poezisë Gjuha Shqype sjelli emocion tek të pranishmit në sallë .Një pjesë e veçantë e këtij evenimenti  ishin edhe kori i fëmijëve ,,Ardhmëria ’’ të Deçanit nënë dirigjimin e profesoreshës Besiana Mehmedi dhe artistit Shkodran Tolaj , për të pranishmit shkëputën disa këngë të kompozuara enkas për këtë ditë të shënuar.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …