Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, të mërkurën qëndroi në Komunën e Kaçanikut për ta uruar Kryetarin Besim Ilazin me rastin e rizgjedhjes së tij për kryetarë të Komunës së Kaçanikut edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçarë.
Kryetarët Rufki Suma dhe Besim Ilazi rikonfirmuan edhe një herë vullnetin e tyre për bashkëpunim ndërmjet dy komunave për projekte të përbashkëta dhe në interes të zhvillimit të të dy komunave.