Numan Baliq, përfaqësues nga komuniteti boshnjak në Kosovë, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Hagës për dënimin me burg të përjetshëm ndaj Ratko Mladiq, udhëheqësit të forcave serbe në Bosnjë e Hercegovinë, është një rrugë që duhet ndjekur edhe Kosova. Baliq ka pohuar se për të arritur një sukses siç e ka arritur Bosnja me dhënien e dënimit ndaj Mlladiqit, politika e Kosovës gjatë dialogut me Serbinë duhet çdo herë t’iu kujtojë krimet që serbët i kanë kryer ndaj shqiptarëve. Rasti i sotëm është një shembull që tregon se më në fund është arritur një lloj drejtësie. Është një mësim edhe për popullin e Bosnjës edhe të Kosovës që po sprovohen, sepse duhet të përpiqen edhe më shumë se sa është bërë deri më tash. Asnjë bisedë me serbët s’duhet zhvilluar pa u përmendur gjenocidi, masakrat dhe njerëzit e zhdukur si pasojë e krimeve që i kanë shkaktuar në luftën e fundit në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …