Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Nuk ka fitore të plotë të drejtësisë pa dënimin e Serbisë për gjenocid

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi, dënimin e ktiminelit serb Mlladiq nga Gjykata e Hagës, e ka vlerësuar fitore të pjesshme të drejtësisë. Sipas tij, shumë aktorë të gjenocidit, sot janë të akomoduar mirë edhe në aparatet më të larta të shtetit të Serbisë. Nuk ka asnjë dyshim, e gjithë Bota e dinë se fajtori kryesor ka mbetur i pa dënuar, pasi gjenocidi në hapësirat e ish Federatës Jugosllave ishte planifikuar, organizuar dhe ushtruar nga gjithë mekanizmat e  Serbisë, madje edhe mediet, Kisha serbe dhe Akademia e Arteve dhe e Shkencave të Serbisë. Shumë pjesëmarrës të atij gjenocidi, sot janë të akomoduar mirë edhe në postet më të larta të shtetit, ka shkruar Krasniqi në një postim të tij.

Sot, më 22 nëntor 2017, u përshëndet nga shumë anë vendimi i Gjykatës së Hagës për t’i dhënë  dënimin më burg të përjetshëm kriminelit serb Ratko Mlladiqit për gjenocidin e ushtruar mbi popullsinë boshnjake në Bosnje. Ndonëse pat edhe të tillë që nuk u ndien veten mirë, pat edhe të tillë, si Dodiku që e quajtën hero!

Nuk ka dyshim, dënimi i sotshëm i Mlladiqit në Gjykatën e Hagës është një fitore e pjesshme e drejtësisë, është e pjesshme se nuk është dënuar mekanizmi kryesor që ka ushtruar gjenocid në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Nuk ka asnjë dyshim, e gjithë Bota e dinë se fajtori kryesor ka mbetur i pa dënuar, pasi gjenocidi në hapësirat e ish Federatës Jugosllave është planifikuar, është organizuar dhe ushtruar nga gjithë mekanizmat e shtetit serb, Serbisë. Madje që të gjitha pushtet e tij, përfshirë edhe ai medial, Kisha serbe dhe Akademia e Arteve dhe e Shkencave të Serbisë. Madje edhe shumë aktorë të ati gjenocidi, sot janë të akomoduar mirë edhe në aparatet më të larta të shtetit. Për të cilët ka shumë fakte e dëshmi të pa kontestueshme se kanë qenë pjesë e mekanizmave të shtetit që kanë ushtruar gjenocid.

Shkurt, në ketë rast për të qenë: Drejtësia e plotë për të gjitha viktimat e asaj lufte, madje edhe për shamizezat e Serbisë që paskan reaguar sot, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë duhet ta dënoj Serbinë për gjenocidin e ushtruar në gjitha vendet e përmendura më lartë. Vetëm atëherë, Drejtësia do të jetë e plotë. Përderisa kjo nuk ndodh dhe nuk ndodh fuqishëm edhe nga mekanizmat relevant ndërkombëtar, në Serbi nuk do të ketë gatishmëri për t’u shkëputur nga politikat luftënxitëse, e as nga politikat e gjenocidit.

Drejtësia duhet të jetë e plotë, përderisa nuk do të jetë e tillë, shteti i Serbisë do të jetë burim i luftërave të reja në Evropën Juglindore!

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …