Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, si dhe administratoren e Dhomave të Specializuara, Fidelma Donlon, me të cilat ka biseduar për mandatin e këtyre Dhomave dhe bashkëpunimin me institucionet përgjegjëse të Kosovës. Gjatë takimit, ministri Tahiri vuri theksin në sigurimin e një procesi të drejtë, transparent dhe në përputhje me normat dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut. Ministri Tahiri ka njoftuar palët për hapat e ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës për të siguruar mbrojtje juridike dhe asistencë teknike për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që mund të paraqiten para tyre. Po ashtu, Tahiri ka potencuar gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet që rrjedhin nga Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …