Shoqata e Bletarëve ,, Mëma” në Malishevë, ka mbajtur punëtorinë me temën: Shëndeti i bletarëve dhe mbrojtja nga sëmundjet ,,Pesta amerikane dhe ajo evropiane”. Për këtë temë referuan, dy ekspert gjerman. Në këtë punëtori interesimi për pjesëmarrje i bletarëve ishte i kënaqshëm, pasi kjo veprimtari prodhuese në territorin e Malishevës ka shënuar zhvillim, ku sipas Kryetarit të Shoqatës së Bletarëve ,,Mëma “ Salih Bytyçit, me këtë degë bujqësore merren 180 anëtarë.
Bytyçi theksoi ,,Interesimi i bletarëve ishte i jashtëzakonshëm, prandaj, për këtë çështje do të mbahen punëtori dhe trajnime, për një ekip vendor të bletarëve i cili do të merret me punët në terren, me secilin bletar, që t’u ndihmohet në dhënien e njohurive elementare për eliminimin e kësaj sëmundje” përfundoi Bytyçi. Kurse në të ardhmen e afërt do të mbahen trajnime e punëtori me bletarët malishevas, të cilat do të mbështeten nga Unioni Evropian për bletari.