Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sot sërish. Në këtë seancë nuk ishin të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e poashtu as ata të LDK-së. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kishte bërë të ditur se kjo seancë që u ndërpre edhe dje, do të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00. Para se të fillonte seanca e Kuvendit të Kosovës, Policia ka arrestuar tre deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, Donika Kadaj-Bujupin dhe Albulena Haxhiun. Arrestimi i tyre u shoqërua me përleshjen e deputetëve të kësaj partie me policinë, derisa kjo e fundit hodhi edhe sprej lotsjellës. Seanca e djeshme është ndërprerë pasi sallën e braktisi Grupi Parlamentar i PDK-së bashkë me partnerët e koalicionit, atë të AAK-së dhe Nismës. Ishte shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi i cili bëri të ditur se do ta bojkotojnë seancën parlamentare në shenjë pakënaqësie ndaj skandaleve të fundit të misionit të EULEX-it.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …