Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti sot në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki. Në këtë takim, ministri Sefaj e njoftoi ambasadoren e Finlandës lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë ku u vlerësua se situata e përgjithshme e sigurisë është e qetë dhe stabile. Ambasadorja finlandeze, Huhtamaki u shpreh e kënaqur lidhur me të arriturat e deritanishme, duke theksuar gatishmërinë në vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, në veçanti në bashkëpunimin në mes të policive të dy vendeve.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …