Në Klinë, fillojnë aktivitetet për festën e 28 Nëntorit

Në Klinë, kanë nisur aktivitetet me rastin e festës së 28 Nëntorit. Në Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, është mbajtur një program kulturo-artistik me këngë, valle e recitime nga nxënës të disa shkollave të Komunës së Klinës. Ndërsa, në hollin e kësaj qendre është hapur edhe një ekspozite me punime të nxënësve të shkollave të Komunës së Klinës. Aktivitetet për nder të kësaj feste, janë organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe do të vazhdojnë të dielën me një turnir futbolli në Palestrën Sportive “ Adem Jashari”. Të hënën do të mbahet manifestimi tradicional “Art Klina 2017”, kurse të martën më 28 Nëntor, organizohen aktivitete tjera, si ngritja e flamurit kombëtar para objektit të Komunës, si dhe do të bëhen homazhe e vendosje kurora lulesh në sheshin “ Mujë Krasniqi” dhe te varrezat e dëshmorëve në “ Kodrën e Kuqe”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …