Më 1913 Edurd Grei shkruante: “ E sakrifikuam Shqipërinë dhe e vendosem paqen në Ballkan”! Çka ndodhi pas sakrifikimit: Tragjedia më e madhe botërore dhe ballkanike në histori në vitet 1914-1918. Kështu po provohet edhe sot, duke i grabitë edhe ca toka të Kosovës, një pjesë deti të Shqipërisë, por paqja në Ballkan është buzë katastrofës, sepse agjenturat ruso-serbiane janë sërish në ofensivë për dalje në Adriatik. Kjo shans ruse ndodhë, aq më parë kur SHBA gati e pati venë Ballkanin në frigorifer”, dhe, Gjermania nuk po mundet ta luaj rrolin e Piemonit evropian. E pra, çështjes shqiptare i duhet SHBA më shumë se kurrë, si njeriut ajri, sepse pa këtë faktor pansllavizmi don të na shpronësojë dhe shfarosë. Ma nuk do të zgjedhë mjete, sidomos nga 11 shtatori 2016 kur në Kotor u themelua me sugjerimin e KOS-it “ Ushtria Ballkanike e Kozakëve”. Kjo ushtri do ta monitorojë: Malin e Zi, Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Bosnjën, Kroacinë. Vuçiqi që tjetër mendon, tjetër flet dhe tjetër vepron e quan këtë ushtri “punën më intelegjente postmillosheviqiane”, në një takim me priftërijtë në Valevë.
- Si i tradhtoi titizmi shqiptarët 1941-1946?
- B.Tito më 17 tetor 1940 do të pranojë që Kosova të ndërtohet si Republikë socialiste fshatare. Në vijim, më 1941 në Shqipëri do të gjinden jo rastësisht dy agjentë të Kominternit, njeri prej të cilëve kishte shkuar në emër të PKJ, për ta bërë PKSH-ën filialë. Më 17 tetor 1942 do të themelohet Shtabi Kryesor i AP të Kosovës i drejtuar nga antifashisti Fadil Hoxha. Më 1943 Milladin Popoviqi duke vlerësuar se Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare shqiptare në Kosovë, kishte marrë demenzione faktorizuese antifashiste, do t` i shkruaj Shtabit Suprem të Jugosllavisë (Titos), që “Shtabin Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës, të drejtohet nga Shtabi i Përgjithshëm i Shqipërisë”. Ndaj kësaj kërkese me shpejtësi rrufeje do të përgjigjet J. B. Tito: “Tani nuk është koha që të shtrohet çështja e kufijve. Tani lufta kryesore është kundër nazifashizmit”. Në vijim S. V. Tempo për ta mjegulluar çështjen e luftës së drejtë, në viset shqiptare (Kosovë, Shqipëri, Jugosllavi), do të propozojë krijimin e një Shtabi Ballkanik antifashist, ku fjalën kryesore do të kishin jugosllavët. Këtë tentim “atentati”, ndaj çdo lufte çlirimtare në Ballkan do ta prishin, me një anë Gerogi Dimitrovi, ndërsa në anën tjetër misionarët anglezë.
Kur dihej se fashizmi e ka humbur luftën, çështja e Kosovës, përmes dokumenteve të Konferencës Bujanit, do të shtrohet në Shtabin Suprem të Jugosllavisë dhe në Shtabin e Përgjithshëm të Shqipërisë. Të dy shtabeve do t` u dërgohen dokumentet e Konferencës së Buanit nga Fadil Hoxha më 10 janar 1944. Shumë shpejtë Shtabi i Përgjithshem i Shqipërisë do të marrë qëndrim pro të gjitha kërkesave të Konferencës së KNÇ të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit. Ndërsa, në dokumentet e Konferencës Buajnit nuk do të përgjigjet Tito por Millovan Gjilasi më 28 III 1944, ku kërkonte çvlerësim të shumë vendimeve faktorizuese të Konfrencës së Bujanit.
Në vijim duke i vërejtur dredhitë titiste rreth fatit të Kosovës, më 24-26 gusht 1944 Enver Hoxha do ta drejtojë një delegacion në Vis i përbërë prej: Koçi Xoxes, Ramadan Çitakut dhe Bedri Spahiut. Gjatë këtyre ditëve do të arrihet “pajtim i plotë” se: “nëse Shqipëria ndërton sistem ekonomiko shoqëror socialist, Kosova do t` i takojë Shqipërisë”. Por, më 2 shtator 1944, Tito për ta shndërruar marrëveshjen e Visist në zero vlerë, së pari (në lëminë ushtarake), do ta degradojë Shtabin Kryesor të UNÇ dhe AP të Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit në Shtab Operativ, nën varësinë e Shtabit Kryesor të Serbisë. Ky degradim vinte në kohën kur lufta antifashiste në Kosovë, po zgjërohej horizontalisht në tërë trevën. Sidomos ishin themeluar disa batalione dhe aradha partizane shqiptare të Kosovës. Në këtë faktorizim Tito do të nxitojë që degradimi ushtarak t` i paraprijë degradimit politik, i cili do të ndodhë pasi që më 8 shkurt 1945 në Kosovë ishte vendos diktatura ushtarake. Më 19-21 shkurt 1945, Fadil Hoxha dhe Milladin Popoviq do të shkojnë në Beograd për t` u ankuar se diktatura ushtarake është vendosë pa lejen e tyre dhe pa asnjë fakt.
Degradimi politik i Kosovës do të ndodhë pas vrasjes së Miladinit më 13 mars 1945 nga agjentët e OZN-ës së Spasoje Gjakoviqit. Degradimi de jure do të ndodhë më 31 mars 1945 në Konffrencën e Tretë të PKJ për Kosmet. Deri në këtë kohë PKJ për Kosmet ishte e lidhur direkt me KQ PKJ nga viti 1940. Asnjë lidhje politike apo ushtarake nuk e kishte Shtabi Kryesor i Kosovës e as Komiteti Krahinor i Kosovës me institucionet antifashiste të nivelit tillë të Serbisë.Edhe në aspektin e Këshillit Nacionalçlirimtar, Serbia nuk e kishte asnjë lidhje me Këshillin Nacionalçlirimtar të Kosovës. VASNO i Serbisë ishte themluar në dhjetor 1941, dhe kurrë nuk kishte mbajtur asnjë mbledhje deri më 9-12 XI 1944. Në mbledhjen e VASNOS-it (posedohet dok.), nuk është përmendur me asnjë fjalë Kosova, sepse nuk ishte pjesë e Serbisë. Por, më7- 9 prill 1945 VASNOS ishte konvertuar në ASNOS. Në ASNOS ishin dërguar dy musafirë nga Kosova: Mehmet Hoxha dhe Dushan Mugosha pa asnjë autorizim të KNÇ i Kosovës. Këta musafirë do të deklarojnë se: “Kosova dëshiron t` i bashkohet Serbisë federale”. Kjo tradhti ishte publike, sepse më 10 prill 1945 TITO PëR T` I DEFAKTORIZUAR shqiptarët do t` u thotë: “ Ju 90% keni qenë me fashizmin”.Kjo do të thotë sipas Konferencës së Teheranit se ‘KISHTE të drejtë t` i likuidojë shqiptarët e Kosovës pa dallim”. Dhe, si pasojë më 10 korrik 1945 në Prizren, nën presionin e OZN-ës aprovohet Rezoluta për aneksim të Kosovës Serbisë federale. Pas këtij tubimi do të fillojë ploja për likuidimin fizik të atyre që e kundërshtonin aneksimin serbian të Kosovës. Rezolutën e Prizrenit e miraton Kryesia e AVNOJ-it më 7 gushtë 1945.
Në vijim, më 2 shtator 1945 Kryesia e ASNOS-it e aprovon një Statut për Kosovën me 11 nene. Duhet të shënojmë se as FNRJ e as RP e Serbisë, nuk kishin fare kushtetuta. Kushtetuta e RFDJ aprovohet më 31 janar 1946. Kurse vendimin e Kryesisë AVNOJ-it e aprovon definitivisht Kryesia e Kuvendit Popullor të Republikës Serbisë më 26 korrik 1946. Ndërsa Kushtetuta e Serbisë aprovohet më 1947. Në vijim Kuvendi i KSA Kosovës e aprovon Statutin e vet më 1948, të cilin duhej ta miratonte Kuvendi i Serbisë. Pas Statutit të Kosovës më 1953, më 17 tetor 1957 në Beograd mbahet një plenum i KQ LKJ, ku E. Kardel do të ligjërojë për: “Çështjen nacionale në Ballkan”. Ndër të tjera do të thotë: “Është e natyrshme që ne Sllovenët do të orientohemi në të ardhmen kah fqinjët tanë, Serbët kah bullgarët dhe rusët”. Qosiqi nga ulësja: “Po shqiptarët”?. Kardeli: “E natyrshme që shqiptarët, do t` i bashkohen Shqipërisë, sepse Jugosllvia është krijesë e kohës imperializmit”. Kosova në vijim do të aprovojë statut më 1963. Kurse në shkurt 1969 miraton Ligj Kushtetues. Në vijim më 1974 miraton Kushtetutë. Këtë akt juridik Serbia do të përpiqet ta defaktorizojë me “Librin e Kaltër” më 1976. “Librin e Kaltër” e vizaton si kontra ligjshmëri “Memorandumi i Akademisë serbiane” më 1986, për ta sjellë Kosovën më 23 mars 1989, sërish si koloni klasike serbiane. Rruga e tradhtisë siç shihet ishte e pashkëputur.
2.Si provohet më 2017 të tradhtohen shqiptarët përmes titizmit të përpunuar?
Pushtetarët e Serbisë (Vuçiq- Daçiq plus KOS me agjenturat ruse) sot po provojnë sërish me metoda të vjetra, të reja, ta tradhtojnë udhëheqësinë e Kosovës, aq më parë kur KOSOVA është nën presionin e Gjykatës Speciale të Dik Martinoviqit (gjykatë raciste për ta defaktorizuar Republikën e Kosovës). Në këto mjegulla, Presidenti i Kosovës ka krijuar një institucion mjegull: “Për të vërtetën dhe pajtimin”. Tendenca e Presidentit Kosovës është lideriste dhe “nuk i jep pesë pare” për përfundimin, ashtu si në Rambuje, në Kumanovë, në Vjenë, në fusnotë në asteriks etj.
Lansimi i tentim tradhtisë serbiane
A,Vuçiqi më 24 korrik 2017, lansoi opcionin për “Zgjidhjen përfundimtare-opsionin e fundit”, për Kosovën. Këtë propozim, Presidenti i Serbisë e lansoi nën ndikimin e triumfalizmit politik, duke moralizuar se: “fëmijëve tanë nuk mund t` u lëmë ma dilema në jetën e tyre”, sepse kështu e mëson mafia ruso-klero fashiste. Dhe, mejnëherë në Beograd u lajmërua KOS-i me “mesjtarizmin” e saj. Më 31 tetor 2017 “Opsioni i fundit” u zëvendësua me “Forumin e Sigurisë”. Ky forum më 13 nëntor 2017 i tuboi në Beograd 22 institucione ku dominonin 50 punonjës shkencor, të cilëve iu bashkohen edhe 40 juristë-diplomatë të njohur. Në tubim vërehej prania e ngjizur Serbi-Rusi, ku fjalën kritike e pritnin nga KOS-i, Akademia, Institutet, Universitet dhe Shoqëria civile. Kjo e fundit u paraqit në shkallë konkrete me një broshurë-program prej 75 faqesh, prej së cilës në të ardhmen do të mund të nxirret një përfundim agresiv. Si ‘Opsion të fundit”, shumë studiues aty paraqitën zgjidhjet për ardhmërinë e Kosovës dhe Serbisë përmes : Konfederatës, unionit real, staus quo, union personal, duke aluduar në dinasti, dhe askund duke mos e përmendë se Kosova së pari duhet të fshihet nga Kushtetuta e Serbisë e pastaj të pranohet realiteti i Kosovës nga 17 shkurti 2008. Pra së pari duhet të ndodhë pranimi i dyanëshëm e pastaj fillon dialogu. Pra si është veprua deri me tash pa flamur në bisedime të BE e gjetiu, me fusnotë, duke u tradhtuar ngadalë por sigurt.
Askush nga të pranishmit në Beograd, më 13 XI 2017, nuk e tha shkoqur se si do të quhej ai shtet i “konfederatës, unionit apo statusit më shumë autonomi e më pak republikë”, ku Beograd si në kaluarën në shkallë monstruoze do ta ndrydhte çdo liri dhe progres në Kosovë, duke i vënë në plan të parë dy manastire, të cilat janë ndërtuar në themele të kishave shqiptare ( Graçanica më 930 dhe Deçani më 972 të e. s), por prej mjeshtërve shqiptarë, dhe prej taksave të tyre deri në 85%.(shiqo dok. Sveta Gora në Greqi)
Qëllimi final i Vuqiqit dhe Daçiqit (rusëve) është për ta devijuar rreshtimin e Kosovës kah SHBA, kah BE, OKB, UNESCO, INTERPOL, etj. organizata që i shërbejnë globalizmit dhe në një shkallë drejtësisë universale Perëndimore. Së këndjemi, sa më shpejtë që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, aq më shumë “Republika e Klintonit dhe e Bushit”, do të pavarësohet nga Shqipëria, dhe kahja e shigjetës do të kthehet kah Danubi e jo kah Durrësi, çuditërisht. Sikur me këtë dioptri politike del se më mirë është që nuk na kanë pranuar Lindorët deri sa shteti më i ri në Evropë të forcohet. Por, disi filozofia politike më thotë se: Rruga e Kombit e ka vulosë çdo ëndërr tradhtie të shqiptarëve përgjithmonë, kuptohet duke mos u shkëputur kurrë për jetë e mot nga vizioni i: Villsonit, Trumanit, Bushit plak, Klintonit, Bushit të Ri dhe të tjerë që vijnë. Pra pa SHBA, Kosova nuk ka ardhmëri edhe pse faktori i brendshëm është më stabil se kurrë për faktorizim kah bashkimi kombëtar
Po si do të duken bisedimet apo nuk do të kishte bisedime fare, pa u njohur Serbia dhe Kosova ndër veti, pa i paguar Serbia dëmet e luftës dhe pa u kërkuar falje shqiptarëve, sepse mbi 1 milionë i ka deportuar jashtë Kosovës (gjenocid klasik), pa i kompenzuar Serbia sikurse nacistët (Nirenberg e tutje…) viktimat njerëzore dhe materiale, nuk ka shërim të plagëve që mendojnë, flasin dhe akuzojnë një komb të fashistizuar 1989-1999 e që ishin serbianët vet. Si duket serbianët kanë harruar se si bënin gara deputetet në Kuvend se cili ka qenë më aktiv në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë. Faktet kanë mbetë. Ky realitet nuk mund të abortohet, dhe çdo provë për të na tradhtuar serish Kosovën, me titizëm, do të shkojë në mbeturinat e monstrumizimit politik që ndjek KOS dhe Rusia, për ta zgjeruar perandorinë post komuniste dhe post millosheviqiste, duke përdorë disa çarqe dhe shtete si satelitë, për të gjetur ndonjë “shtet guvernator” e që sipas Rusisë do të ishte prap Serbia robëruese e Kosovës.
Po, Serbia nuk e dinë se gjatë viteve 1981-1999 pas shumë pësimeve të shqiptarëve, e ka humbur luftën; Serbia sikur nuk e dinë se në GJND më 2010 ka marrë autogol; Serbia si duket nuk donë të pranojë se në BH dhe Kosovë ka bërë gjenocid; Serbia sikur e ka harruar se më 31 mars 1998 KS OKB e ka kërcënuar me zbatimin e Kaptinës VII të Kartës së OKB, e që do të thotë bombardim nëse eskalon me krime monstruoze; Serbia ende mendon se do të pijë ujë filozofia e saj dhe e KOS-it se “askujt nuk duhet të i vjen keq që i terrorizojmë shqiptarët (1878-1999) se duam të i civilizojmë, sepse nuk dinë të krijojnë shtet, sepse këtë obligim ndaj tyre mund ta kryej vetëm “populli i qiellit”-serbianët, se “serbianët vetëm me armatimin e Shoqatës gjuetarëve do të marshojnë deri në Tiranë dhe Durrës”. Për fat të keq dhe të mirë te Serbët gjithmonë i kemi dy popuj: ata që mësojnë se shqiptarët nuk mund të civilizohen; ata që vërtetojnë se shqiptarët janë popull i shkëlqyeshëm dhe fqinjë të mirë. Ja se çka shkruante “Nedelna Dalmacija” më 25 shkurt 1990: “Shqiptarët e Kosovës janë tash shembull eklatant ku shteti “mëson” shkollën e terrorit politik tash e dhjetë vjet. Pas luftës (1918) nuk kemi pasë problem sepse mbeti Aleksander secilit kolonist ia jepte pushkën me 130 fishekë dhe kishim të drejtë t` i vrasim dhe kështu do të duhej të veprohej edhe sot,” do të konkludoj një pop serbian. Ndërsa, Vasa Qubrilloviqi dikur programer për shfarosjen e shqiptarëve më 7-8 mars 1987 në “Borba” do të deklarojë: “Duke marrë parasysh rrethanat e ndryshuara historike, konsideroi se populli shqiptar do ta realizojë rrugën e bashkimit të vet, mirëpo, jo në çfardo varianti të Shqipërisë madhe, por në një mënyrë tjetër specifike: me ndërtimin e përbashkët të federatës socialiste ballkanike, me popujt tjerë, dikur në shekullin XXI”. Tani shtrohet pyetja. Sa herë kanë dështuar idetë për federata ballkanike (1858, 1921-1923, 1930-1943) dhe çka po ndodhë sot (2017) në BE, çka ndodhi me eurokomunizmin(vitet 60 shekullit XX), si cilësohet sot globalizmi. Jo, shtetet nacionale janë zgjidhja e ardhmërisë, duke respektuar fqinjësi deri në maksimum. Koha e diktatit ka kaluar. Vuçiqi, po provon që përmes titizmit përpunuar t` i tradhtojë shqiptarët serish. Kujdes politikanë shqiptarë, me çfarë niveli të diturisë hyni në bisedime me Beogradin. Shikoni si keni biseduar deri me tash në Bruksel, pa shenja të shtetësisë, sepse “pleqnari” ishte hilegji, prandaj, nuk ka bisedime pa SHBA. Po, edhe Serbia do të insistojë që në Bruksel të jetë Rusia, por “malli i saj është me afat të skaduar”. Kujdes, askënd nuk e bën partia apo pozita largpamës pa ekipe profesionale shkencore. Ma nuk na ka faj askush nëse tradhtohemi sërish sikurse më 1945 dhe 1989. Faji nuk është jetim, mbetet i nivelit kombëtar të diturisë, plus forcës sonë bashkuese.
Më 20 XI 2017.