leoni

Kuvendi i të Rinjve të Kaçanikut shënon dy vjetorin e themelimit

Kuvendi i të Rinjve të Kaçanikut (KRK) me një ceremoni modeste, ka shënuar dy vjetorin e themelimit. Ilmije Kamishi- Kryetare e KRK-së, tha se përmes këtij takimi do të shfaqim punën dhe angazhimin dy vjeçar të të rinjve, që në sytë e tyre kishin idealin që të punojnë pa interesa e qëllime partiake, në shërbim të komunitetit dhe shoqërisë. Kryetarja e KRK-së, falënderoi Komunën e Kaçanikut për përkrahjen financiare të disa prej aktiviteteve rinore, ndërsa i uroi Kryetarit Ilazi për mandatin e ri qeverisës në Kaçanik, duke i dëshiruar suksese në punë. Ajo po ashtu falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët që ndihmuan në realizmin e projekteve. Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, përshëndeti aktivitetin e të rinjve vullnetarë, duke shtuar se të rinjtë janë gjithmonë afër botëkuptimeve rinore, ndërsa i përgëzoi për neutralitetin partiak të treguar gjatë gjithë kohës. Kryetari uroi për bashkëpunime edhe në të ardhmen, duke u dëshiruar të rinjve së pari shëndet dhe suksese në punë dhe angazhime të tjera. Të rinjtë i përshëndeti edhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi. Në shenjë falënderimi, Kuvendi it ë Rinjve të Kaçanikut ndau mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët që ndihmuan realizimin e projekteve të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …