RAPORT NGA KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE “KOSOVA SOT

Universiteti “Nikolla Kopernik” nё Torunj, Poloni, organizoi konferencёn shkencore ndёrkombёtare “Kosova sot”. Konferenca i zhvilloi punimet nga data 26, 27 e 28. 3. 2007. Konferenca i zhvilloi punimet nё qendrёn turistike Qehoqinek (Ciechocinek, 26-27-28 mars 2007, rruga Wojska Polskiego 5) afёr Torunjit. 
Nё kёtё konferencё shkencore kanё marrё pjesё me kumtesat e tyre studiues nga qendrat universitare dhe shkencore tё Polonisё (Torunj, Poznanj, Gnjiezno, Varshavё), si dhe tё Rusisё, tё Shqipёrisё, tё Kosovёs, tё Bullgarisё, tё Gjermanisё dhe tё Serbisё. 
Konferenca i ka zhvilluar punimet e saj në pesë seanca: Historia dhe marrëdheniet ndërkombëtare, të cilen e ka udhëhequr dr. Zymer Neziri (Prishtina); Gjuhësia, me president Prof. Dr. hab. Jolanta Mindak; Kultura dhe letërsia – me president dr. Begzad Baliu, paradite (Prishtinë) dhe Prof. Dr. hab. Aleksandr Rusakov, pasdite (San Petersburg); dhe Marrëdheniet shoqerore – president mr. Jarosław Rosochacki (Pznanj). 
Në seancat e saj janë lexuar kumtesa nga fusha e albanologjisë dhe marrëdhënieve të saj me gjuhët tjera, kryesisht të Ballkanit (Akad. Rexhep Ismajli (Prishtinë) Ballkanistika dhe prejardhja e shqipes; Aleksandr Rusakov (Sankt Petersburg) Areal position of Albanian: a view from the perspective of „The small dialectological atlas of the Balkan languages”; Irena Sawicka (Toruń) – Struktura e rrokjes në shqipen kosovare; Begzad Baliu (Prishtina) – Studimet albanologjike në Kosovë dhe perspektiva e tyre; Kamila Liberacka (Toruń) Reduplikacioni i objektit në shqipen; Anna Korytowska (Belgrad/Toruń) – Sandhi në shqipen kosovare. 
Në seancën për historinë janë lexuar kumtesa nga fusha e historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare kumtesat e tyre i kanë lexuar studiuest: Lush Culaj (Prishtina) Trajtimi i çështjes së Kosovës në Parlamentin e Shqipërisë 1920 – 1924; Adam Balcer (Warszawa); The development of the modern Albanian national identity in Kosovo and Macedonia in the period of 1878 – 1968; Lulezim Lajçi (Prishtina) Shqiptarët dhe religjoni në Kosovë në kaluaren dhe sot; Andrzej Malinowski (Słupsk) Autonomous province of Kosovo 1974 – 1990. Yugoslavian experiment; Agnieszka Dybowska (Bydgoszcz) The question of international presence in post-status Kosovo; Wojciech Szczepański (Poznań/Toruń) Institute 4S in Brussels and its involvment in promotion of Serbian position and the future of Kosovo within the EU; Hivzi Islami (Prishtina) Decentralizimi aktual i Kosovës. 
Në seancat për kulturë popullore dhe letërsinë shqipe kumtesat e tyre i lexuan studiuesit: Zymer Neziri (Prishtina) – Eposi i kreshnikëve dhe vlerat e tij etnokulturore botërore; Rigels Halili (Warszawa) – Këngët popullore epike në Kosovë – kërkime dhe observime të reja; Rusana Bejleri (Sofia) – Tendencat aktuale në letërsinë kosovare; Emin Kabashi (Prishtina) – Letersia shqipe dhe kultura europiane; Bashkim Lajçi (Peja) – Gjendja e trashëgimisë etnologjik në Kosovë; Joanna Minksztym (Poznań) – Albanian textiles from Kosovo in the collection of the Ethnographic Museum, the department of the National Museum in Poznań; Jarosław Rosochacki (Poznań) – Roli i Seminarit ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare në Prishtinë në katër dekada të fundit; Łukasz Fleiszerowicz (Gniezno) – The position of Albanian women in the Kosovian family and society. 
Kumtesat e tyre për trashëgiminë shpirtërore dhe materiale të Kosovës përveç me gjuhën, trashëgiminë dhe historinë shqiptare, shumë studiues i kishin pasuruar edhe me elemente të gjuhës dhe kulturës boshnjake, serbe, gorane etj, prej të cilave do të veçonim, studiuesen Jolanta Mindak (Warszawa) – Boshnjakët nga Kosova. 
Nё kёtё konferencё, studiues nga fusha e gjuhёsisё, e letёrsisё, e folklorit, e historisё, e etnologjisё, e muzeologjisё, e antropologjisё, e shkencave politike, e shkenvave tё komunikimit dhe analistё tё fushave tё tjera, pёr tri ditё me radhё, nё pesё seanca shkencore, diskutuan pasurinё shpirtёrore, materiale, fetare dhe tё identitetin e Kosovёs. 
Pjesёmarrёsit e kёsaj konference i kanё konsideruar shumё tё rёndёsishme rezultatet e kёsaj konference, prandaj besojnё se me mendimin e tyre shkencor do tё ndihmojnё zhvillimet e reja kulturore dhe shkencore nё Kosovё. Ata besojnё se me fjalёn e tyre kanё ndihmuar mendimin shkencor, politik dhe kulturor tё Kosovёs, nё kontekstin historik dhe aktual tё saj. 
Në fund të kësaj konference njëzëri kanë miratuar edhe një deklaratë për Kosovën. Ata kanë konstatuar se pavarёsia e Kosovёs ёshtё zgjidhja mё e mirё pёr ardhmёrinё e kёtij vendi dhe pёr tё qytetarёt e saj”.
Prishtinë, mё 2. 04. 2007 
Prof. As. Dr. Begzad Baliu

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …