Deklaratë nga Konferenca për medie e Partisë Demokratike të Kosovës, më 26.11.2017

Deklaratë nga Konferenca për medie e Partisë Demokratike të Kosovës, më 26.11.2017

“Gjykata Supreme nxori si të pabazuara kërkesat tona për rinumërim votash edhe pse ofruam argumentet tona në bazë të të cilave shihet qartë manipulimi me vota i bërë nga klani i hajnave terroristë të Partisë Vetëvendosje.

Gjykata Supreme mbase edhe e ndikuar nga presioni publik që kjo parti klanesh terroriste ka bërë mbi anëtarët e saj anuloi rinumërimin e votave.

Pra, qenka hedhur poshtë pretendimi se paska pasur tendencë të manipulimit të zgjedhjeve dhe se drejtësia është e kapur.

Përkundrazi, ka mjaftueshëm dyshime se kjo “Drejtësi” është e terrorizuar dhe e frikësuar nga terroristët e PVV-së. Sepse kjo parti shpif, linçon, frikëson, shantazhon e terrorizon çdo gjë që i del përpara. Të gjithë jemi dëshmitarë sesi kanë nxjerrë fotografi të zyrtarëve të shtetit, të organeve të drejtësisë dhe të sigurisë, të gazetarëve, duke i shpallur “kriminelë”, duke i çnjerëzuar dhe duke i rrezikuar edhe me jetë.

Kështu “Vetëvendosje” i ka futur në palcë frikën gjithë atyre që nuk u rreshtohen nga pas. U dëshmua me fakte se zyrtarë të kësaj partie me bërthamë terroriste janë të përfshirë në korrupsion, terrorizëm dhe lidhje mafioze me oligarkë. U vërtetua se anëtarë të kësaj organizate janë terroristë që sulmojnë institucionet e Kosovës me të gjitha mjetet e mundshme.

 Të ju rikujtojmë se organizata “Syri i Popullit” me listë për likuidimin e 20 vetave, në mesin e tyre politikanë, gazetarë e të tjerë, na doli të jetë e themeluar nga zyrtarë të “Vetëvendosjes”.

Anëtari i VV-së Sadri Ramabaja javë më parë u kap duke provuar të ikte ilegalisht përmes Shqipërisë pas ftesës së Prokurorisë Speciale si njëri nga themeluesit e këtij grupi terrorist që po planifikonte vrasjen e 20 personave në Kosovë. Pra, qytetarë të nderuar, po dëshmohet me fakte se “Vetëvendosje” jo vetëm që bënë linçime, shpifje, propaganda, terrorizime, sulme, por edhe lista për likuidim.

 Ata po arrestohen e më pas po lirohen, sepse gjykatësit ndihen të frikësuar nga këta kërcënues.

Militantë të kësaj organizate terroriste nuk u dënuan për djegien e institucioneve dhe për lëndimin e gjakosjen e policëve të Kosovës, sepse ua kanë frikën. E patë sesi i fotografonin dje policët që arrestuan deputetët e PVV-së, sepse kështu ata më pas do të jenë pjesë e sistemit linçues publik.

Pra, drejtësia e kushdo tjetër që nuk është në linjë me këtë parti sektare frikësohet dhe terrorizohet.

Të besojmë se as ky vendim nuk është marrë nën presionin e terroristëve të “Vetëvendosjes”.

 Ne nuk do të ndalemi me kaq. Do t’ i shtjerrim të gjitha mundësitë ligjore dhe kushtetuese për ta vërtetuar vullnetin e mirëfilltë të qytetarëve”.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …