Nga sulmet ajrore ruse në fshatin lindor të Al Shafah, në Siri, janë vrarë të paktën 53 civilë sirianë, bën të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. 21 prej viktimave janë fëmijë. Fshati gjendet në Deir Al Zour, një prej provincave të fundit ku ISIS ende kontrollon territor. Më herët Rusia konfirmoi se 6 bombardues me rreze të gjatë veprimi kishin sulmuar zonën, por sipas saj ishin goditur militantët dhe bastionet e tyre. Sipas grupit monitorues, të paktën 120 vetë janë vrarë që kur ushtria siriane, me ndihmën e Rusisë nga ajri nisi ofensivën 2 javë më parë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …