leoni

Për nder të 28 nëntorit vizitohet Kulla e Hasanit dhe Shtëpia Muze e Ismajl Rakës

Në vigjilje të festave të nëntorit dhe në kuadër të aktiviteteve komunale që shënojnë këtë festë, është vizituar Kulla e Hasanit, një objekt i qëndresës kombëtare si dhe u vizitua Shtëpia Muze e dëshmorit Ismajl Raka, i cili ra dëshmor pikërisht në muajin nëntor të vitit 1994.

Përfaqësues nga institucionet komunale, familjarë të dëshmorit Ismajl Raka, bashkëluftëtar dhe miq e të afërm, vizituan këto objekte në shenjë nderi dhe respekti për të gjithë ushtarët dhe veteranët e UÇK-së.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, tha se këto objekte paraqesin më së miri qëndresën, sakrificën dhe heroizmin e shumë dëshmorëve, të cilët ranë për lirinë që sot e gëzojmë, dhe nëntorin historik ta festojmë të lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …