Në urimin e Nismës për Kosovës për Festat e Nëntorit thuhet: Sa herë vjen Nëntori, aty ku frymon shqip, kujtohet dhe festohet e kaluara heroike shqiptare. 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar, dalja në publik e UÇK-së dhe datëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari, janë ditët më të lavdishme të kombit shqiptar, janë ditë sakrificash, ditë lavdie e krenarie. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ngjarja që u shkrua me shkronja të arta në historinë e kombit tonë, ishte lufta për çlirimin e Kosovës. Liria dhe pavarësia e Kosovës kanë në themel luftën legjendare të bijve e bijave tanë. Sa herë që përmendet kjo luftë, kujtohen me nderime të mëdha luftëtarët dhe komandantët e shquar, kujtohen betejat legjendare që kanë larë me gjakun e dëshmorëve të UÇK-së çdo pëllëmbë të Kosovës. Duke përkujtuar aspiratat dhe idealet e komandantit Adem Jashari dhe Familjes Jashari, zotohemi për të punuar me përkushtim të plotë në forcimin e shtetësisë dhe anëtarësimin e Kosovës në strukturat euroatlantike, duke e fuqizuar njëkohësisht miqësinë tradicionale me SHBA-të dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …