Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në mbledhjen e dy Qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë që është mbajtur në Korçë tha se ky vit pasqyron ëndrrën euroatlantike të dy vendeve, e cila më së miri e realizohet së bashku. Ai në këtë takim ka folur dhe për të arriturat e Qeverisë së Kosovës në këtë kohë të shkurtër, duke pohuar se agjenda evropiane e Kosovës është integruar dhe është tashmë program qeverisës. Ndërsa foli dhe për FSK-në, për të cilën tha se është në drejtimin e duhur dhe janë serioz dhe se me kohë do të kemi transformimin e FSK-së në forca të armatosura. Haradinaj tha se gjatë kësaj kohe sa ka qeverisur rëndësi i ka kushtuar rendit dhe ligjit dhe në Kosovë parametrat flasin për më shumë rend dhe ligj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …