Vesel Krasniqi nënshkruan marrëveshje në emër të ministrisë së Bujqësisë me palën shqiptare

Zëvendësministri i Bujqësisë, Vesel Krasniqi po përfaqëson ministrinë e Bujqësisë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare që po mbahet në Korçë. Më këtë rast, Krasniqi ka nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim teknik dhe ekonomik në fushën e bujqësisë për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare dhe produkteve me origjinë shtazore dhe jo shtazore. Krasniqi ka thënë se kjo marrëveshje ka rëndësi të jashtëzakonshme. Duke shtuar se do të rritet bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e bujqësisë. “Qeveria e Kosovës e ka si prioritet investimet në bujqësi përmes subvencionit dhe grantëve. Është një ndër fushat më me interes e cila mundëson hapjen e vendeve të reja të punës. Andaj ne besojmë se kjo marrëveshje do të lehtësoje dukshëm fermerëve dhe bizneseve që merren me produkte bujqësore”, ka thënë ndër të tjera zëvendësministri Krasniqi. Marrëveshjen nga pala shqiptare e ka nënshkruar ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …