Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi insiston në rinumërimin e votave në kryeqytet

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi insiston në rinumërimin e votave në kryeqytet

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, i cili ka humbur zgjedhjet në Prishtinë, ka falënderuar 41879 votuesit e tij dhe ka insistuar që të rinumërohen votat, pasi siç thotë ai vetëm në këtë mënyrë do të hiqeshin dilemat dhe do të ruhej besimi i qytetarëve në procesin zgjedhor.

“Qytetarë të dashur të Prishtinës. Ne jemi në pritje të shpalljes së rezultateve përfundimtare nga ana e KQZ-së, megjithatë, unë dua t’iu falenderoj nga zemra të gjithë ju 41879 votues për mbështetjen tuaj, juve që besuat në vizionin dhe programin tim për Prishtinën qytet të zhvilluar. Unë dhe ju, së bashku, insistojmë që rinumërimi të ndodh sepse ky proces do të hiqte çdo dilemë dhe do të ruante besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në rezultatin përfundimtarë të këtij procesi. Rinumërimi nuk cenon të drejtën e askujt, moslejimi i tij pa një bazë të qartë ligjore përkundër dëshmive tona ndërsa, cenon të drejtën time dhe të votuesve vota e të cilëve duket se është manipuluar.Rinumërimi edhe në të kaluarën ka ndodhur në Kosovë, nga ky proces nuk ka nevojë të frikësohet askush. Prandaj në jemi duke shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore që të realizojmë rinumërimi si mekanizëm i vetëm që korrigjon dhe saktëson rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetar të Prishtinës!”, ka shkruar ai në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …