Ministri i Forcës, Rrustem Berisha i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama nderuan heronjtë në Prekaz

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha dhe gjenerallejtënant Rrahman Rama nderuan heronjtë në Prekaz

Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, për nder të 28 Nëntori: Ditës së Flamurit Kombëtar, ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari si dhe daljes publike të UÇK-së, vizituan Kompleksin Memorial në Prekaz. Delegacioni i MFSK-së dhe FSK-së, mbi varrin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, vendosen kurora me lule të freskëta, bënë homazhe dhe nderuan sakrificën e lavdishme të familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Delegacioni i MFSK-së dhe FSK-së vizituan edhe Familjen Jashari, ku u pritën nga Rifat Jashari dhe familjarë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …