Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar kundër vendimit të Kryeministrit Haradinaj për të shpallur për 28 nëntor ditë pushimi në Kosovë. Por, Daçiq ka thënë se Haradinaj e ka shpallë festë zyrtare Ditën e Flamurit, e në fakt Haradinaj ka marrë vendim që këtë ditë vetëm të mos punohet. Ministri i Jashtëm i Serbisë madje ka thënë se Serbia do të marrë masa ndaj kësaj duke thënë se Republika Srpska, ditën e pavarësisë së Serbisë, do ta shpallë festë. Ndërsa 4 ditë më parë nëpërmjet një njoftimi Haradinaj “duke u bazuar në Ligjin për festat zyrtare, ka vendosur që 28 Nëntorin, si ditë e shqiptarëve, ta shpallë ditë pushimi”.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …