Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha e ka pritur në takim zyrtar ndihmës-sekretaren Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, Laura Cooper

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha e ka pritur në takim zyrtar ndihmës-sekretaren Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, Laura Cooper

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha e ka pritur sot në takim zyrtar ndihmës-sekretaren Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-ve, Laura Cooper, të cilën e ka falënderuar për ndihmën e madhe që kanë dhënë SHBA për Kosovën dhe veçanërisht për FSK-në. Berisha ka vlerësuar lart shkallën dhe dinamikën e bashkëpunimit në mes të MFSK-së dhe SHBA-ve, veçanërisht bashkëpunimin me Gardën Kombëtare të Ajovës. Me këtë rast, ministri Berisha e ka falënderuar Cooper për donacionet, trajnimet, shkollimet dhe ushtrimet e përbashkëta të realizuara deri më tani, e që përbëjnë esencën e këtij bashkëpunimi të cilin duhet thelluar edhe më tej. Po ashtu ministri Berisha e ka njoftuar zyrtaren e lartë nga SHBA-të, me aktivitetet aktuale, planet e zhvillimit, sfidat si dhe procesin e zhvillimit dhe aktiviteteve konkrete për  transformim e FSK-së në FAK.

Ndërsa nga ana e saj, Cooper u shpreh se ndihet e kënaqur kur dëgjon edhe vetë për arritjet dhe sukseset e FSK-së e posaçërisht kur je kontribuuese e këtyre sukseseve. “Ne e duam Kosovën të lirë, të pavarur dhe me prosperitet. Më vjen mirë që kemi vizion të ngjashëm me ju për të ardhmen e Kosovës, po ashtu është edhe detyra e jona të ndihmojmë në realizimin e këtyre objektivave. Me rëndësi që të merret angazhimi i të gjithë faktorëve të rëndësishëm për këto ndryshime, e në këtë rast edhe i komunitetit jo shumicë”, tha Cooper.

Në vazhdim të takimit punues, është vlerësuar bashkëpunimi i deritashëm, ku është propozuar që të përqendrohet në bashkëpunim konkretë, me fokusim në fusha dhe pika ku SHBA-të do të japin kontributin e vet në ngritjen dhe profesionalizimin e FSK-së. Ky bashkëpunim kërkon nga dy palët që ta bazojnë mbi rangimin e objektivave sipas prioriteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …