Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj prezanton Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Lirinë Fetare

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj prezanton Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Lirinë Fetare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit, ka prezantuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë, duke thënë se nevojitet avancimi i kornizës ligjore që rregullon statusin juridik të bashkësive fetare, pozitën e tyre juridike dhe fondet e tyre. Me ligjin në fuqi njihen pesë bashkësi fetare në Kosovë, BIK, Kisha ortodokse Serbe, Kisha katolike, Bashkësia e besimit hebre dhe Kisha protestante. Në projektligj është shtuar edhe bashkësia e tarikateve të Kosovës. “Projektligji bazohet në konventat ndërkombëtare”, ka thënë Haradinaj duke ftuar deputetët të mbështesin këtë projektligj.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …