MINISTRI I MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS, PAL LEKAJ, PRITI NË TAKIM KRYETARIN E ARTANES

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, e ka pritur në një takim Kryetarin e Komunës së Novobërdës Svetislav Ivanovic. Fillimisht ministri Lekaj dhe kryetari Ivanovic e uruan njëri tjetrin për zgjedhjen në postet përkatëse, ndërkohë që ministri Lekaj tha se të gjithë kryetarët e komunave do të jenë të trajtuar si të barabartë, pa marrë parasysh se cilit komunitet, apo regjion i takojnë ata. “Fillimisht dua t’ju uroj për zgjedhjen tuaj edhe për një mandat në krye të Komunës së Novobërdës dhe më lejoni që të shpreh përkushtimin tonë si Ministri e Infrastrukturës që edhe në vitin në vijim t’ju përkrahim me aq sa na lejon buxheti dhe mundësitë, por për një gjë të jeni të sigurt se çdo projekt që e fillojmë edhe do ta përfundojmë”, tha ministri Lekaj. Ndërkaq Kryetari i Novobërdës, Svetislav Ivanovic, e ka falënderuar ministrin Lekaj dhe e ka informuar atë rreth projekteve që kanë si komunë dhe ka kërkuar përkrahjen e ministrit në realizimin e projekteve kapitale që ka kjo komunë. “Zoti Ministër fillimisht më lejoni që t’ju uroj për zgjedhjen tuaj në postin e Ministrit të Infrastrukturës dhe faleminderit për pritjen. Ne si komunë e decentralizuar kemi disa projekte që do të na nevoitet ndihma e ministrisë për t’i realizuar. Ndër projektet tona që kanë rëndësi për qytetarët është edhe transporti humanitar, pra vazhdimi i këtij projekti dhe asfaltimi i disa rrugëve lokale”, tha Ivanovic. Ministri Lekaj e ka siguruar kryetarin Ivanovic se do të jetë i hapur për bashkëpunim dhe se do të jenë gjithmonë të mirëseardhur, sepse vetëm kështu, nëpërmjet bashkëpunimit mund t’ju shërbehet më së miri qytetarëve të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …