Në Klinë, u mbajtën aktivitete të shumta për festat e nëntorit

Me rastin e 28 Nëntorit, 105 – vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës para 20 viteve, si dhe ditëlindjes së komandantit Adem Jashari, në Klinë, janë organizuar aktivitete të shumta që kanë nisur ditën e premte për të vazhduar me ngritjen e flamurit kombëtar para objektit të Komunës, ku ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Klinës Sokol Bashota, përfaqësues të OVL-ve të UÇK-së dhe qytetarë të tjerë. Me pas janë bërë homazhe dhe vendosje kurora lulesh të shtatorja e komandant Mujë Krasniqit dhe varrezat e dëshmorëve të “Kodra e Kuqe”. Me këtë rast, kryetari Bashota, uroi gjithë qytetarët dhe bashkëluftëtarët për festat e nëntorit. Aktivitetet për nderë të kësaj dite, kanë nisur të premten me një program kulturo-artistik, pastaj është organizuar ekspozitë e nxënësve, turnir në futboll dhe manifestimi tradicional “Art Klina 2017”. Shkollat e Komunës së Klinës, të martën kanë organizuar program kulturo-artistik me këngë, valle dhe recitime kushtuar 28 Nëntorit. Aktivitetet janë mbajtur në përkujdesje të kryetarit të komunës së Klinës Sokol Bashota dhe u organizuan nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …