Kuvendi i Kosovës

Kosova me gjashtë bashkësi fetare në mesin e tyre edhe Bashkësia hebraike dhe ajo e Tarikateve

Sot në Kuvendin e Kosovës me 61 vota për, 4 kundër dhe 13 abstenime, deputetët kanë miratuar në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë. Për plotësim-ndryshimet në këtë ligj kanë votuar edhe 15 deputetë nga radhët e komuniteteve pakicë. Para se t’i nënshtrohet votimit, Kuvendi ka zhvilluar një debat në lidhje me ndryshimet e propozuara në Ligjin për lirinë fetare në Kosovë. Me ndryshimet që i janë bërë këtij ligji, nga pesë bashkësi fetare në Kosovë, Bashkësia Islame e Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe, Kisha Katolike, Bashkësia e Besimit Hebre dhe Kisha Protestante Ungjillore, i është shtuar edhe një bashkësi fetare, ajo e Tarikateve të Kosovës. Kryeministri Haradinaj, në prezantimin e projektligjit për lirinë fetare para deputetëve ka thënë se këto bashkësi përbëjnë edhe trashëgiminë historike, kulturore dhe shoqërore të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …