leoni

LDK dhe PDK ankohen në Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, kontestojnë zgjedhjet në këto 6 komuna

LDK dhe PDK ankohen në Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, kontestojnë zgjedhjet në këto 6 komuna

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka pranuar shtatë ankesa nga partitë e ndryshme për rezultatin e shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.  Mulë Desku nga PZAP ka treguar se nga cilat parti janë bërë ankesa të paraqitura ndaj vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve për raundin e dytë për Kryetar të Komunave

“Lidhje Demokratike e Kosovës ka paraqitur 3 ankesa, Dragash, Kamenicë dhe Prishtinë. Partia Demokratike e Kosovës ka paraqitur 3 ankesa, Rahovec, Klinë dhe Prizren dhe një Kandidati i pavarur për komunën Shtimes Fatmir Rashiti”, ka thënë Desku.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …