Era e fuqishme, hoqi kulmin e muzeut në Malishevë

Si pasojë e erërave të fuqishme në territorin e Komunës së Malishevës, janë shkaktuar disa dëme, sidomos në kulme. Më së keqi e ka pësuar muzeu i qytetit, ku rreth orës 10:10, era e fortë e ka hequr komplet kulmin e ndërtesës. Për fat të mirë, nuk ka të lënduar, edhe pse në atë moment ka pasur kalimtar të rastit përreth muzeut.

Të gjitha ekipet e sigurisë dhe të emergjencave, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me eliminimin e këtij dëmi dhe krijimin e sigurisë për qytetarë. Dëmi është i konsiderueshëm. Masa të menjëhershme ka marrë edhe komuna.

Dëme më të vogla mund të shihen edhe në kulmet e ndërtesave tjera në qytet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …