Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se me asnjë referendum politikanët nuk kanë të drejtë të falin territor të vendit tonë. Politikanët të cilët marrin besimin për të qeverisur vendin, nuk ngurrojnë të shprehin gatishmërinë për të falur tokë. “Përditë, politikanë të nivelit të “lartë” te instaluar në nivelet e larta të shtetit, që kanë marrë besimin për të qeverisur vendin, me ruajt fortë për ta ruajtur sovranitetin e shtetit, tërësinë territoriale të vendit që përfaqësojnë, vrapojnë të deklarojnë gjithë andej, defilojnë në medie elektronike të varura e të pavarura, nuk ngurojnë të shprehin gatishmërinë për të falur tokë?! Tokën e mbrojtur fortë nga breza të shkuar dhe që u duhet shumë edhe atyre që vijnë. Në një rast të tillë, njeriu s’ka si mos t’i shtroj disa pyetje: Çka mbrojnë këta njerëz? Atdheun a veten e tyre? A duhet të bëhen ata mburojë e Atdheut apo Atdheu mburojë e tyre?” ka pyetur mes tjerash, Jakup Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …