Gjatë pasdites së të premtes, niveli i ujit në lumin Mirusha të komunës së Malishevës ka rënë, dhe pas intervenimit në largimin e mbeturinave në liqe, është hapur për qarkullim edhe ura në rrugën Mirushë-Gurbardh. Megjithatë, të gjithë qytetarëve, e në veçanti atyre që përdorin puset për ujë, ju bëhet thirrje për kujdes në përdorimin e ujit, pasi si pasojë e shirave, shumë nga puset mund të jenë ndotur.
Sipas Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, situata aktuale nga reshjet e shiut është në kontroll të plotë dhe gjatë pasdites ka rënë niveli i ujit. Po ashtu sipas drejtorisë, pas intervenimit në urën mbi liqenin Mirusha, është hapur për qarkullim rruga Mirushë-Gurbardh.
Nga ana tjetër, Drejtoria për Shëndetësi, ka apeluar tek qytetarët, që të kenë kujdes në përdorimin e ujit për pije, sidomos ato familje që cilat furnizohen nga puset, pasi si pasojë e reshjeve, shumë nga puset mund të jenë kontaminuar.