Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë ka miratuar vendim lidhur me rastin e quajtur “Monstra” që parasheh lirimin e të dënuarve. Ata tani e tutje dy herë në javë do të paraqiten në Gjykatë. Agim Ismaili dhe Haki Aziri, do të lirohen nga burgu i Idrizovës ku kanë qëndruar nga viti 2012, dhe kanë vuajtur 31 muaj paraburgim, ndërsa Sami Luta do të dalë nga burgu i Shutkës ku ka vuajtur paraburgimin për 4 vjet. “Të akuzuarve A.I., F.A.m H.A., dhe S.L., Gjykata u ka shqiptuar masa të kujdesit, edhe atë ndalim të lëshimit të vendbanimit, por edhe paraqitje të rregullt përpara Gjykatës Shkupi 1, dy herë në javë, ndërkaq të akuzuarit menjëherë të lëshohen në liri”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme. Rasti “Monstra” u kthye në rigjykim disa ditë më parë, pas kërkesës së prokurores Liljana Spasovska. Për vrasjen e pesë të rinjve maqedonas tek Liqeni i Smillkovës në vitin 2012, me burg të përjetshëm janë dënuar gjashtë qytetarë shqiptarë nga Shkupi. Katër prej tyre vuajnë dënimin me burg të përjetshëm, ndërsa dy janë në arrati. Ky rast mizor për fajësimin e shqiptarëve ishte inskenuar nga shërbimi sekret i Maqedonisë dhe i Serbisë, duke vrarë paraprakisht pesë të rinjë sllavomaqedonas.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …