Duke folur për vështirësitë me të cilat po përballen qytetarët e Shqipërisë dhe institucionet e saj pas reshjeve të dendura atmosferike, kryetari, Hashim Thaçi ka thënë se Kosova është e gatshme të dërgoj atje Forcën e Sigurisë së Kosovës. Pas bisedës së zhvilluar me kryetarin e Shqipërisë, Ilir Meta për gjendjen e rënduar në Shqipëri, kryetari, Hashim Thaçi ka shkruar se institucionet e Kosovës janë të gatshme të nisin për në Shqipëri pjesëtar të FSK për t’i ndihmuar ekipet e Shqipërisë në menaxhimin e krizave dhe emergjencave civile. Ne jemi të shqetësuar për vëllezërit e motrat tona atje dhe urojmë që situata të mos përkeqësohet më shumë.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …