Afredo Bider: unë dhe familja ime jemi krenarë për vëllanë, Françeskon, i cili ka rënë për çlirimin e Kosovës

( Në një kërkesë drejtuar z. Alfredo Bider, mikut të shqiptarëve, dhe vëllait të dëshmorit të luftë së UÇK-së, Françesko Bider, ai ka dërguar një jetëshkrim përshkrues lidhur me  prejardhjen e familjes së tij, vendlindjen, historikun e shkurtër të Piemontit dhe ideve universale të lirisë, mirëkuptimit, paqes e tolerancës).


 


I nderuari Ahmet!


Kur  lufta mbaroi, mora librin e përkthyer në anglisht, me poezi nga Agim Ramadani  “Një jetë tjetër”. Unë ua di për nder dhe mirësjellje oficerëve të vendit tuaj që ma dërguan.


Jam paksa i prekur dhe i shqetësuar për dy arsye.  Arsyeja e parë  është që fëmijët e mi kanë vetëm gjysmën e gjakut nga pasardhësit e gjakut shqiptar,  të emigrantëve, të cilët u larguan në masë (mbi të gjitha ata ishin peshkatarë të njëmendtë, sepse ata ishin të vetmit që mund ta përballonin detin me  varkë, në kohën e dyndjeve familjare, në Otranto, në Puglia, pas vdekjes  së Skënderbeut. Mount San Angelo Bar-leti (Barletta) Bar (Bari). Atëherë e kuptoj, pse Agim Ramadani ka  ngjashmëri të habitshme me vëllanë tim (ata nga pamja duken si dy vëllezër), dy  poetë, të bashkuar në jetë dhe në vdekje,  ata  i donin fëmijët dhe poezinë,  por fati kishte bërë të paguanin një çmim të rëndë për veten,  kundër tmerrit e barbarisë. Ata thërrisnin me  zërin e tyre, me këngën e tyre.


 


Kjo  do të jetë një ëndërr e botuesit tim italian, i cili po  përpiqet, për të parë nëse ndoshta ne mund të realizojmë një libër  të shkruar  në gjuhën shqipe me titull “Mimoza”. Nëse ju i dashur të më jepni adresën tuaj unë do t’ iu dërgoj një kopje të librit të tij dhe  disa artikuj të gazetës në lidhje me atë. Është e drejtë për ju që të ju japim informata e shkrime që kanë shkruar  të tjerët, sepse unë jam vëllai dhe mbase mund të dyshohet në objektivitetin tim. Këto që i kemi botuar janë një pjesë e shkrimeve të tij. Ato  gjithashtu përmbajnë rrëfime të udhëtimeve të tij, mirëpo ne kemi dashur të flitet për të, vetëm si  poet.


Sa i përket  pyetjes që më ke bërë, të lajmëroj se babai im  nuk merr para nga qeveria e Kosovës, për djalin dëshmor.


 


Tani unë do të doja  të flas për familjen e vëllait tim. T’ iu jap një pasqyrë të vendit të tij dhe historinë e saj. Vendi ku u rrit Françesko  është një kufi toke, afër 8 km. larg qytetit Biella, është një qytet në rrafsh. Shtrihet në  dyert e Luginës dhe ndodhet 80 km. nga Torino dhe 44 nga kryeqyteti i vjetër, Vercelli, Piemonti,  por vetëm 19 km nëpër luginën e Saarlandit (Sarvus), sot Cervo e cila çon në zemrën e masivit    Rosa e dytë në Evropë: që është, një aks i drejtë mali.


Kjo u bë e mundur, sepse deri te lumi Cervo duhen  rreth 8 kilometra pasi të kalosh nga  Biella, si një nga pikat më të mëdha në perëndim. Në mes  shikohet gjeografia e luginave të ndryshme. Lugina është e vështirë dhe e egër, sepse lugina e sipërme ka qenë shkrirë në thellësitë e tokës prej bronzi. Kjo skëterrë është rritur pastaj me mijëra hapa drejt  qiellit  si forcë e Qiklopit  dhe  kjo shpjegon anomalinë e këtij vend,i në Piemonte: kjo do të thotë se masa e dytë e egër e Evropës, është  si një kullë që shtrihet  prej veriut në një vend, që është ne përplasje takimi  me 2 kontinente. Ky ishte një vend i pabanuar. Banorët e parë ishin barinj nomadë të deleve, mbase që nga koha e neolitikut ural altaik, që rezulton me moshë të shtyrë nga akulli. Duket sikur një shpërthim i madh në ishullin e vullkanit Santorini,  ka arritur këtë kufi nga stepat dhe nuk shkon më tej


Mijëra vjet më vonë do të vijnë në këto anë nomadët e parë të Izraelit. Dhe  këtu, në këtë tokë, do të krijojnë popullatën e rretheve, kantoneve që mbajnë ende emrat e tyre: Levis, Vitale, Enoku, Triverio, Treves, etj, këto ishin getot e tyre, por ata do të gjejnë mundësi  të duhur për shkëmbim tregtar për një mijë vjet.


Vetëm në vitin 1300 kjo tokë e kufirit, e qytetërimit do të bashkohet nga familja Alpine Vallesana-valdostana Challant. Këta  ishin etërit e traktateve të paqes së konfederatës në vitin 1291, nga e cila ka lindur Zvicra, por edhe Italia.


 Nga pesë traktatet, më të rëndësishmet  janë ato të Gotthardit dhe paqen e Monte Rosas, i shkruar në vitin 1291, ku është përcaktuar se, pavarësisht nga gjuha dhe raca liria e lëvizjes pa kufi, do të vlejë për të gjithë. Por ata refuzuan të drejtat e tyre feudale dhe të përfaqësuesve të zgjedhur si në luginat, ku zotëronte një demokraci moderne. Çdo luginë afër kishte një detyrim për të ndihmuar luginat e afërt në rast të agresionit.


Njëri nga këto peshkopë u zhvendos në jug në Italisë në qytetin e madh Vercelli, atëherë kryeqytet i Piemontit. Ky peshkop ka lëvizur si Walser (Valais zvizeran) i  qytetërimeve të mëdha alpine, ndërtues i rrugëve,  i urave, mureve, e katedraleve gotike.


Fshatrat  u bashkuan  me kulturën gjermane, italiane të Kantonit të luginave, Riva italiane. Ky bashkim u bë  pjesë e këtij traktati. Këta Valligianët (fshatarët) gjatë shumë shekujve kanë luftuar dhe e kanë mbrojtur shtetin e vogël “Piemontin”, nga agresioni i fuqive të madhe fqinje, si Spanja Franca, duke hapur përpara Shtëpinë e  Savojës për të pushtuar  pastaj tërë Piemontin dhe çlirimin e Italisë.


 


 


Këto lugina janë luginat e heronjve tonë, në mënyrë të veçantë të atyre që kanë luftuar në një betejë,  për të mbrojtur një markez, i cili ishte akuzuar për kërcënim të jetës së princit, regjent. 10 vjet në vend kishin zgjatur paditë kundër tij  për një konspiracion, përmes së cilit ishte kërkuar vrasja e një francezi për të shkatërruar shtetin e Piemontit. Ai dërgoi një forcë të madhe në luginë,  ku shumë veta kishin ikur, por ai mbrojti atë vetëm  me 200 malësorët. Në fund fitoi në luftë kundër luanëve në mal dhe Parrella Markezi u bë një mjeshtër i madh i gjykatës së Savojës dhe komandanti i ushtrisë,  në Torino.


Ai i dha mirënjohjen e tij për të gjitha kontratat e ndërtimeve ushtarake të ndërtuesve në luginën e Deerit. Në anën tjetër, popullata e luginave tona ishte shumë mjeshtërore dhe ajo u dynd gjatë shekujve në Gjermani, ku edhe emigroi. (vetëm veprat kryesore italiane janë të Katedrales së Milanos dhe të Qytetit të Vatikanit në Romë, ku ai punoi për shekuj, por lugina e malit Rosa është konstruktuar dhe është  ndërtuar  me faltoret e  mëdha dhe të shumta).


 


Fshatarët tanë nëpër shekuj kanë ndërtuar rrugët dhe mbrojtjen ushtarake të shtetit Piemontez,  si dhe muret mbrojtëse të qytetit të Torinos. Një nga minatorët tanë Pietro Micca, jeton  në fshat që mban emrin, Sagliano  Micca. Ai u bë një hero i shtetit Piemontez, sepse gjatë rrethimit të francezëve në kryeqytetin e Torinos, francezët kishin arritur për të hyrë në tunele të nëndheshme dhe sollën ushqim në qytet , por ai shpërtheu dheun  me çmimin  e humbjes së jetës së tij dhe e çoi poshtë tunelit, ndërsa  francezët shpëtuan  kryeqytetin tonë.


Fshatarët tonë fituan  betejën edhe për Piemont, po ashtu fituan edhe betejën në malin Assietta, ku kishin ndërtuar muret e mëdha, të cilat  në të vërtetë ishin  një kurth me leva të mëdha,  ku ushtria franceze u shkatërrua nën këto mure.


Prodhuesi i pasur të luginës ishte senatori, Federico Rosazza (paraardhësit e tij kishin grumbulluar një pasuri të madhe me ndërtimin e rrugëve të Napoleonit). Në vitin 1800 kishte  mbështetur pavarësinë e lëvizjes italiane të Gjuzepe Mazzinit.


 


 


Në luginë ishin përhapur thashethemet se ai ishte një senator, sepse ajo kishte paguar një çmim  edhe dërgimin e 1000 Piemontezëve  i cili i çliroi dhe i bashkoi pas shumë shekujsh në Itali. Nën komandën e ekspeditës ishte një gjeneral i lindur në luginë, Antonini, heroi ynë që ka bërë rezistencë në Poloni. Këta ishin republikanë të pastër e jo  monarkë të intrigave të  Mbretit Piemnontes të Savojës.  Piemonti  dhe aleatët e saj francezë me këta 1000 burra, fituan edhe  në Siçili por patën  frikë ta shpallin Republikën.


Me arsyetim se ai ishte i vjetër u dhënë komandën e një personi me qëllim për ta  kontrolluar Garibaldin. Francezët kishin preferuar një monarki kushtetuese, ndoshta. Megjithë fitoren, Garibaldi u dënua me burgim të përjetshëm dhe u dërgua në ishullin e dhive, sepse atë e konsideronin shumë  të rrezikshëm. Rosazza dhe Antonini u emëruan senatorëve për ta mbajtur  popullatën në qetësi  dhe për shkak se këta të Savojës së re, sipas francezëve, e dinin se banorët e luginave sërish do të ngriheshin në kryengritje.


Pas vdekjes së Garibaldit, me qëllim për të qetësuar republikanët, ata paguan dhjetëra shkrimtarë për të ndërtuar mitin, që e shfrytëzon lodarneja, shpesh me një fantazi të pastër, për ta lëvizur kryeqytetin nga Torino në Romë, me qëllim për të zhvilluar  krahinat periferike të mbretërisë dhe mbi të filluan profilizimin në masë të malësorëve Piemontezë, të cilët dhanë argumente për  shtetin dhe Italia u lirua nga Piemonti. Këto veprime ishin konsideruar si subversive dhe u burgosen në masë. Në fakt ai ishte  i vetëm se ata vazhduan të kalojnë kufijtë e tyre lirshëm, dhe të flason më shumë se një gjuhë.


 


 


(Për fat të keq shpesh shtetet janë mostra dhe ata nuk ndryshojnë). Pas vdekjes së vëllait tim, Françesko, Qeveria jonë mbajti një votim post komunist me rreth 10 veta në përkrahje të Millosheviçit. Ishte kjo një injorancë absolute mbi gjendjen e Ballkan): bastion i fundit i socializmit jugosllav ku thuhej se kanë luftuar fanatikët irredentistë boshnjakët dhe shqiptarët etnikë. Dukej e mirë se ata nuk u brengosën fare  për vdekjen e këtij qytetari italian. Detyra e tyre ishte që të shkruanin disa rreshta në një ngushëllim zyrtar drejtuar babait tim për vdekjen e djalit të tij.


E vetmja gjë që ata kanë menduar dhe kanë vepruar është se ata kanë dërguar ushtarakë, në rroba civile, për të kontrolluar shtëpinë e babait  tim, një burrë i vjetër, vejan dhe i pikëlluar për humbjen e djalit të tij  të parëlindur.


Mbase ata donin të bindeshin, mos ndoshta  ai njeri i vjetër ishte edhe vetë një terrorist? Kur i kam fotografuar gjatë punës së tyre të ligë, ata ikën të poshtëruar nga turpi. Ata e kanë lënduar  shtëpinë time dhe e kanë poshtëruar babanë tim dhe historinë tonë. Unë jam betuar se kurrë nuk do të vij në Kosovë derisa të largohen nga andej  italianët, edhe pse ushtarët nuk duhet të fajësohen, por janë të pafalshme gabimet e politikës sonë hipokrite. Kryeministri dhe ministrat tanë nuk duan probleme. Ata kishin  frikë mos po e  humbnin mandatin e Qeverisë, pasi atë e morën nga komunistët.


 


 


Ne, familja Bider, ndjehemi nderuar se vëllai im vdiq për lirinë e vendit tuaj, për familjen time ky  është një nder i madh!


 Kjo tezë mund të duket jashtë teme, por unë u përpoqa të shpjegojë se si në këtë tokë të fundit të historisë, janë të pranishme, mitet, ëndrrat dhe ato  kurdoherë janë paralele, megjithatë, ne jemi duke ecur së bashku me praninë tonë.


 


 


Të dhëna biografike për  Françesko Gjuzepe  Bider


 


 


Françesko ka lindur në vitin 1961 në alpet Desate (Daser) 1500 metra mbi nivel të detit në  Rosazza, ku ishte  një kullotë e përbashkët me shtëpi të shpërndara. Tani  kisha është braktisur krejtësisht, atje pranë burimit të lumit, në Cervo. Françesko është biri i Gjuzepes dhe Marisë, e gjinisë Trivero. Ajo kujdesej për problemet sociale të familjes dhe ishte një nga nënat e para italiane, që e mori në përkujdesje një fëmijë refugjat nga  Kenia.


Françesko ka diplomuar në Institutin në gjuhëve “Ada Negri” dhe ka qëndruar disa muaj në Indi, si përkthyes i një fotografi italian,  i cili ka një dyzinë fotografish në familjen Gandi, pastaj Sai Baba dhe njerëz si ai. Më vonë është regjistruar  në Fakultetin e Mjekësisë, në Torino ku ka studiuar për tre vjet. Pastaj kthehet në Biella, kërkon punë dhe pranohet në një ndërmarrje tekstili ku ka punuar si punëtor, tekstilist. Ka qenë shumë paqësor për nga natyra dhe kishte një shpirt poeti.


Në vitin 1993 ai ishte në mesin e 5 italianëve nga 54 prej një kontingjenti  me italianë dhe evropianë,  që kishte marrë guxim dhe kishte çarë përpara në Gornji Vakuf, e prej atje  shkon për të lajmëruar ardhjen e trupave, në Sarajevë. Në rrugëtimet e tij humanitare disa herë gjatë luftës ka qëndruar në Sarajevë, në Tuzëll, në Gorazhdë dhe në Mostarin e  vjetër. Hyni në Kosovë në prag të luftës, por u kundërshtua dhe u dëbua  nga serbët. Pastaj  shkoi në Shqipëri, në Kukës ku ishin grumbulluar  humanitarët italianë.


 


 


Histori familjare dhe fëmijëria


 


 


Origjina e familjes së Françeskos rrjedhë nga rrethina e qytetit  Biella dhe i përkasin një klasë të  tregtareve nga gjinia e nënës Trivero (Trivero është një kryeqendër e rëndësishme malore ndër malet e Biellës). Është një prej atyre familjeve të vjetra, me origjinë hebreje: Por, gjyshi i nënës sime të madhe, ishte një ateist dhe nuk e ka penguar djalin e tij, babanë e nënës sime, të bëhet i krishterë. Ata janë quajtur Bider Walser dhe janë prej familjeve më të vjetra në kryeqytet. Kanë  zbritur  nga mali Kuko ku ndodhej Shtatorja  e shenjtores Oropa., e ndërtuar nga AVI dhe që është figura më e rëndësishme e Alpeve (ndërtuar në një pellg prej 1000 metra dhe është pothuajse aq i madhe sa shtatoret në Vatikan e në Romë). Familjet në këtë anë janë krejtësisht të urbanizuar.


 


Vazhdon pastaj një histori  tjetër në  ato male gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Gjyshi im Trivero kishte  frikë nga ligjet  racore dhe është martuar me një malësore, ka jetuar në male, në një shtëpi me gruan e tij, në një mal në kufi me Val Aosta. Dhe u doli mirë, sepse ata i kanë  shpëtuar fatkeqësive të luftës. Gjyshi i Françeskos, kishte  një banesë të dytë, të pabanuar,r vend në skajin e pyllit, në Deer Valley, ku qëndronte  nga frika e bombardimeve dhe nuk e lejonte  të lëvizte nëpër  pyll.


Prindërit tanë rritën fëmijët e tyre nëpër male, dhe ndoshta kjo krijoi edhe një  lidhje të pathyeshme në mesin e tyre.


Kështu  ka filluar jeta jonë në bashkësi familjare që nga lindja e djalit të madh Françesko, në Alpe, ku ai edhe e ka kaluar fëmijërinë e  hershme  dhe ku pastaj kemi kaluar edhe pushimet në shtëpinë tonë, në luginën e lartë,  në Cervo, ku babai im  mori me qira një shkëmb të lartë malor në këtë luginë “Una Vitta” (si i quajmë ne sajat për transport në male) dhe ku në vjeshtë në Riva Valdobbia, Sesia Alta, babai im shkonte për gjueti të dhive të egra.


Kujtesa më e mirë që më ka mbetur mua, Françeskos e të tjerëve  nga  fëmijëria ime  është koha kur babai, natën, afër stufës,  në dhomë, merrte kitarën dhe së bashku me mamanë  na këndonin këngë, derisa  të gjithëve na merrte gjumi.


Ndoshta kjo jetë në male e shpjegon më së miri edhe  maninë e vëllait tim për mjekrën e tij të  madhe, sepse ishte simbol i një qytetërimi  malor, me vlera që vlejnë për t i admiruar deri në fund.


Atje jetonte edhe  një mik yni, një  pastor i  vetmuar në një vend ku tani, shtetet dhe ligjet  reja, kërkojnë të kalohet mbi kurriz të kufirit, në Kodet Vigevano. Si i ri  Françesko  besonte  në fuqinë e fjalës, ishte i bindur se me fjalë mund të ndryshohej bota, por  këtë e provoi kur shkoi në Torino, për studimet e tij universitare. Atje angazhohet  në politikë në klubet dhe organizatat ku mbaheshin takime dhe  debate të thata të politikanëve të ndryshëm…


Ai ishte i hipnotizuar nga  të mirat e kësaj bote, po së shpejti e sheh edhe  ndotjen, ndotjen e lumenjve dhe hedhjen e kalbësirave përskaj rrugëve … Atë botë e kishte përshkruar me  sukses,  në poemën e tij për qytetin e Torinos. Ai ka  shkruar shënim: “Gjëja që  më së shumti më brengos është e sëmundja Juaj”.


 


Në këtë kohë, në fazën e tij të dytë, Françesko hyri në kulturën shoqërore të vendit të tij që vinte nga malet e Komunitetit Patti,  ku e keqja nuk konsiderohej  si një efekt i pashmangshëm, dhe që me anën e përparimit në skajin e mendor, mund edhe të shërohej … Sipas kësaj skeme,  vëllai im vendosi të zërë punë dhe u bë punëtor tekstili. Pas një kohe burimet e  pakta e kanë shtyrë drejt  problemeve në dukje të largëta, në kufijtë e ndryshëm dhe në vende të ndryshme. Ndërsa nëna ime iu gjente punë shumë emigrantëve që vinin nga vendi ynë.


Vëllai im ishte mbase  një poet, por ishte mjaft realist, për të kuptuar se problemi i vendeve të Ballkanit nuk do të zgjidhet duke dërguar atje disa  kamionë me ushqime dhe barëra mjekësore, por ishin motive të tjera, ato të  idealeve të larta, që ai i posedonte.


Ai  ishte i bindur se  duhej luftuar për të drejtat,  duhej luftuar për të drejtat e grave, fëmijëve dhe të pleqve, që është një borxh për të gjithë  njerëzit e botës dhe kjo zë shumë vend në rrëfimet dhe biografinë e tij.


Për vlerat, duhet të  luftohet sepse ato nuk i realizojmë vetëm sepse i proklamojmë.


Ai e dinte se  në vitin 1943 banorët e Luginës  tonë u ngritën në luftë  kundër diktaturës së regjimit nazist-fashist. Vendi ynë luftoi dhe fitoi, madje e shpalli edhe  një republikë. Ishte kjo Ossola (Del Monte Rosa). Por  republika zgjati vetëm 40 ditë (40 ditë të lirisë), pastaj regjimi diktatorial  ndoqi shtypi, vrau njerëz, i dëboi ata  dhe dogji  fshatrat malore.


Atëbotë, kushëri i gjyshes time, Piero,  u kap në majë të një mali ku jetonte dhe për fat të keq, nazistët e vranë atë, pastaj e lidhën nga këmbët dhe e tërhoqën zvarrë pas  një mushkë dhe më pas e hodhën poshtë nëpër  gurët  në një luginë, ku u bë copa-copa. Daja i Françeskos ishte  udhëheqësi  legjendar partizan, Tomi i cili  në vitin 1945 mori pjesë në një betejë për ta çliruar krahinën e Biellës dhe atje arriti, 5 ditë përpara  forcave aleate amerikane.


 


 


Xhaxhai i babait tim, Cino ishte i vetmi partizan në Biella që kishte një motor, kur partizanët e armatosur sulmojnë pikat e kontrollit në rrugë. Edhe  Françesko një natë gjatë kohës së qëndrimit në Bosnje në një rast ishte goditur nga tre ushtarë serbë, furgoni ishte goditur me dy plumba, por ai kishte shpëtuar mirë.


Një natë, në rrugën e majtë të malit Igman, ai kishte përcjellë  shokun e tij amerikan, Çarlin, i cili frikësohej  prej territ dhe kishte ikur  shumë shpejt, duke e lënë rrugë. Atë, afër një peme e takoi një boshnjak, shofer kamioni, të cilit i ndihmoi për ta zëvendësuar një kabllo, meqë kishte ngelur në rrugë dhe  askush nuk tjetër nuk e ndihmoi.


Shumë nga shokët,  ishin habitur me guximin e tij dhe me mungesën e frikës. Unë kam përshkruar sesi në llogari të Sarajevës dhe rrethinës së  saj, e gjetën veten e tyre ashtu si intelektualët evropianë dhe  poetët, që erdhën nga Evropa me barkun plot dhe të armatosur. Ndërsa politikanët dhe ekonomistët po konsiderohen si profetët me idetë e tyre ekonomike dhe veçanërisht me ëndrrat e Evropës, dhe këta  nuk janë më pak shkatërrimtarë sesa gjenerali Mlladiç dhe gjeneralët e tjerë që shkatërruan e varfëruan qytetet e Bosnjës dhe të Kosovës.


Ai ka qenë në kërkim të një ideje, të cilën e ka kërkuar për shumë kohë nëpër rrugët dhe trenat e Evropës dhe  mendoj se vetëm një  përgjigje është e mundshme. Unë mendoj se arsyeja pse vëllai im donte të kalonte pragun e kufirit me një armë, për solidaritet me ata që vërtetë e bënin luftërat, ishte sepse ai gjithmonë udhëhiqej nga një  strategji e tij jetike. Françesko Gjuzepe Bider, mbi të gjitha kishte një shpirt poeti, një shpirt malësori, shpirt njeriu. Ai ishte një derë e hapur e ëndrrave të lashta.



Për dhjetë mijë vjet, këta njerëz të malit të  Piemontit kanë përjetuar nëpër shpellat e tyre  ngjarje të jashtëzakonshme … prisnin një grua, që e quajt “Evropë” dhe që  u lirua disa vite më parë. Pronë e tij është edhe një libër  fotografik me titull: “Atje lart” mbledhja e fundit e njërës prej fotografive të këtyre barinjve të vjetër,  memecë, që duket si një album me foto nga  rezervatet e  fundit të indianëve.


 


 


Shiko, Ahmet! Ëndrrat nuk janë realizuar në praktikë, gati kurrë, por siç thashë, këtu në vendin tonë, në Piemonte, ne gjithmonë jemi  drejtuar në të djathtë, në një univers paralel, ndoshta ju mund të vizitoni ndonjëherë: sepse këtu ëndrrat janë të shkruara mbi gurë, nëpër muret  tona! (Dreams of stons). Së shpejti do të bëhen 150 vjet nga çlirimi i  Italisë dhe ndoshta atëherë  Kosova do të jetë  realisht e pavarur.


Tregoni se çfarë mendoni lidhur me publikimin e  shkrimeve të vëllait tim? Unë ju përshëndes, nëse ju doni fotot e vëllait tim, jua dërgoj. Ju falënderoj përsëri.


Bider Alfredo

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …