Lekaj: Autostrada “Arbër Xhaferi” përfundon në dhjetor të 2018-ës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i shoqëruar nga dy zëvendësministrat Rexhep Kadriu dhe Idriz Selimaj, pa nga afër punimet në autostradën “Arbër Xhaferi”. Për punimet që janë duke u bërë në këtë autostradë, ministri, Pal Lekaj u njoftua nga drejtori i këtij projekti, të kompanisë “Bechtel & Enka”, Riyadh Alkhazjari. Pas bisedës së zhvilluar, ministri, Pal Lekaj tha se Qeveria e Kosovës  është e përkushtuar, që ky projekt të përfundoi me 31 dhjetor 2018. Ndërsa, në fund të këtij muaji do të përfundoi gjysëm segmenti i dytë i kësaj autostrade që është nga fshati Babush deri në fshatin Bibaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …