Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit të Interpolit që fletarrestet e lëshuara nga Serbia kundër kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe 17 personave të tjerë të mos jenë më në fuqi. Në komunikatë thuhet, se MPB e Serbisë do të ndërmarrë iniciativë që Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria për krime lufte bashkërisht të bëjnë ankesën ndaj vendimit të Interpolit. Ministria e Drejtësisë së Serbisë nuk ka marrë njoftimin nga Interpoli për heqjen e fletarrestit ndaj Haradinajt, thanë zyrtarë të kësaj ministrie për agjencinë e lajmeve serbe Beta. Haradinaj deklaroi sot se zyrtarisht nuk është i informuar për vendimin për heqjen e fletarrestit ndaj tij dhe 17 personave të tjerë nga Kosova. Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, tha dje se Interpoli ka hequr fletarrestet ndaj Haradinajt dhe 17 personave të tjerë, të cilat Serbia i kishte dërguar në Interpol.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …