Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci nuk është i kënaqur me punën e misionit ndërkombëtar në Kosovë, EULEX. Ai në një intervistë ekskluzive për “arbresh.info” pas ardhjes së tij në këtë pozitë ka folur për shumë çështje, përfshirë këtu edhe mandatin e këtij misoni. Sipas tij, është koha e fundit që EULEX-i të përfundoj mandatin e tij dhe të gjitha kompetencat t’ia dorëzoj vendorëve. Ai beson se gjyqtarët vendor do ta kryejnë punën e tyre më mirë se sa ata të EULEX-it të cilë kanë treguar ngecje sidomos në rastet e krimeve të luftës. Peci foli edhe për skandalin e fundit në këtë mision, ku ish gjyqtari i këtij misioni, Malcolm Simmons ka akuzuar këtë mision për korrupsion. Për më shumë ndiqni intervistën e plotë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …