Komisioni për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se komisioni i tyre ka konstatuar në mënyrë unanime se vija kufitare në marrëveshjen për kufirin shtetëror në mes Kosovën dhe Malit të Zi në Vjenë 26 gusht 2015, nuk është në përputhje me vijën administrative kufitare të ish-krahinës socialiste të Kosovës. Ai ka përmendur punën e ish komisionit, duke thënë se nuk ka marrë për bazë shumë materiale dhe si rezultat i këtyre të gjeturave në punën e ish komisionit, komisioni ka nxjerr këtë konstatim. Bulliqi siguroi se asnjë nga dokumentet që do të prezantohen sot nuk i kanë prodhuar ata por institucionet më kredibile të kohës dhe se ato nuk mund t’i zhvlerësojë askush.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …