Kryetari Thaçi: Populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave në Zelandën e Re

Kryetari Thaçi: Me procedimin e demarkacionit në Kuvend, merr fund saga e debateve shterpe akademike

Kryetari i vendit Hashim Thaçi, thotë me vendimin e sotëm të Qeverisë për të proceduar ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi, në Kuvendin e Kosovës, merr fund saga e siç thotë ai ‘debateve shterpe akademike, e cila duke mos sjellë asnjë argument të ri, për tri vite me radhë ka prolonguar izolimin e qytetarëve të vendit, duke shkaktuar konfuzion dhe frikë se kinse Kosova rrezikon të humbet territor’. Në rrjetin social kryetari ka theksuar se mirëpret vendimin e qeverisë për procedimin në Kuvend të marrëveshjes për demarkacionin, ku ka kërkuar nga deputetët edhe ratifikimin e sa më të shpejt të saj, në mënyrë që vendit t’i hiqet regjimi i vizave.

“E mirëpres dhe përgëzoj Qeverinë e Republikës së Kosovës për vendimin e sotëm për të proceduar për ratifikim në Kuvendin e Republikës së Kosovës marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Dua të besoj në vullnetin politik dhe shtetëror të përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve, por njëkohësisht ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, pavarësisht përkatësisë partiake të tyre, që të jenë të bashkuar në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje ndër-shtetërore. Ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi i jep fund izolimit të vendit tonë, duke mundësuar heqjen e regjimit të vizave, por edhe e forcon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë. Me vendimin e sotëm të Qeverisë merr fund saga e debateve shterpe akademike, e cila duke mos sjellë asnjë argument të ri, për tri vite me radhë ka prolonguar izolimin e qytetarëve të vendit, duke shkaktuar konfuzion dhe frikë se kinse Kosova rrezikon të humbet territor. Tani është koha që Kuvendi i Republikës së Kosovës të marrë vendimin e vet meritor në interes të qytetarëve të vendit, të cilët me durim të pashembullt janë duke pritur me vite të tëra heqjen e vizave, respektivisht heqjen e izolimit”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …