Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mirëpritur vendimin e Qeverisë për procedimin në Kuvend të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Veseli në Facebook, ka shkruar se qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i qartë lidhur me këtë çështje dhe se vota e kësaj partie është “pro”.
“Izolimi i qytetarëve tanë duhet të marrë fund. Presim nga Bashkimi Evropian liberalizimin e vizave”, thekson Veseli.