leoni

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkon përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda e Reformave Evropiane

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkon përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda e Reformave Evropiane

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në takimin e rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku u raportua nga ministrat përkatës rreth procedurave dhe përshpejtimit të tyre për përmbushjen e obligimeve të cilat dalin nga Agjenda e Reformave Evropiane. Haradinaj, tha se temat që kanë të bëjnë me ekonomi, sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, arsim, reformën në administratë, janë tema që kanë marrë një vëmendje të vazhdueshme dhe kjo vëmendje do të vazhdojë edhe në 2018.

“Ne aq sa arrijmë do të vazhdojmë me zbatim deri në fund të vitit, por në 2018 do të jetë një punë e vazhdueshme dhe besoj se të gjitha këto tema nuk mund t’i lëmë vetëm në identifikim, por duhet të kalojmë në hapa konkretë dhe në zbatim”, tha kryeministri Haradinaj. Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj kërkoi nga ministrat sqarime shtesë, përshpejtim dhe ndërmarrjen e hapave konkretë nga Ministritë,  të cilat janë të përfshira direkt në këtë proces, duke e vlerësuar të rëndësishme përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …