Të mërkurën në Kuvendin e Kosovës mbahet seancë e jashtëzakonshme për përjashtimin e Kosovës nga EQAR

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu: Haradinaj ka ndërruar qëndrim ndaj Demarkacionit

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë nuk është diskutuar rreth seancës për demarkacionin. “Në kuvend ende nuk ka ardh materiali nga qeveria dhe kjo ka qenë arsyeja se pse nuk është diskutuar që kjo çështje të hyjë në rend dite. Procedimi i versionit aktual nga Haradinaj tregon shenjë se ai ka lëvizur nga qëndrimet e tij”, ka thënë Haxhiu, raporton lajmi.net.

Sipas saj, Haradinaj është dashur që të sjellë raportin për ta diskutuar. Haxhiu ka thënë se PDK më prioritet e ka që një marrëveshje e nënshkruar nga Hashim Thaçi të kalojë sesa që Kosova po humb territor. “Kemi pritur që Haradinaj si kundërshtuesi më i madh i kësaj marrëveshje ta tërheq atë, por si duket dëshira për pushtet po i bënë që këta njerëz të bëjnë gjithçka. Haradinaj duhet të sqarojë se cili ka qenë qëllimi i tij më këtë marrëveshje”.

Ajo ka shtuar se Vetëvendosje nuk e sheh si zgjidhje Arbitrazhin por që kjo çështje të marrë përgjigjen në Kuvend. E pyetur nëse do të përdorin gazin lotsjellës, ajo ka thënë se po mos të ishin metodat e përdoruar së bashku me opozitën ky version do të kalonte por ka theksuar se do të shqyrtojnë të gjitha mundësitë ku edhe do të vendosën për metodat e kundërshtimit.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …