Lëvizja Vetëvendosje do të votojë kundër Projektligjit për Buxhetin për vitin 2018, për shkak se sipas tyre draft-buxheti për buxhetin e këtij viti, nuk asnjë ndryshim ndaj atij paraprak
“Lëvizja Vetëvendosje është kundër këtij lloj buxhetimi është kundër këtij projeksioneve mashtruese sa i përket zhvillimeve ekonomike në vend dhe mendojmë se përfundimisht duhet të ndalet kjo logjikë qeverisëse që po e dëmton rëndë potencialin ekomomik. Edhe në vitin e kaluar në prezantimin e draft-buxhetit flitej me optimizëm për rritje ekonomike dhe promovohej me të madhe buxheti 2 miliardësh. E më vonë është korrigjuar deri diku kjo papërgjegjshmëri e qeverisjes së kaluar”, ka thënë lideri i këtij subjekti politik Visar Ymeri.
Sipas tij, të hyrat e parashikuara janë të fryra dhe joreale, kurse shpenzimet pritet të mbulohen nga borxhet. “Deficiti buxhetor në vitin e kaluar ishte 300 milionë euro, ndërkohë që në këtë buxhet është 277 milionë euro’, tha Ymeri. E gjithë rritja e projektuar sipas Ymerit është në tatimin në vlerë të shtuar të grumbulluar nga Doganat dhe detyrimet doganore me çka edhe më tej rritet varësia buxhetore nga importi i mallrave.