Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot do të organizojë ceremoninë e nënshkrimit të dy marrëveshjeve me vlerë 5.45 milionë euro dhe 2 milionë euro, me Bankën Gjermane për Zhvillim, të cilat dedikohen për rritjen e kapitalit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive. Marrëveshjet nënshkruhen ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim. E gjithë kjo do të bëhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Rene Eschemann, Drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë dhe Maqedoni Thomas Reker, Menaxher i Lartë i Projekteve për Evropë Juglindore. Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të mbahet sot në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …