leoni

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump: Misioni në Siri u realizua

Kryetari amerikan Donald Trump ka vendosur për ta njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit

Zyrtarë të administratës amerikane kanë deklaruar se njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit është thjesht pranim i realitetit nga qeveria amerikane. Megjithatë, nga Shtëpia e Bardhë thonë se kufijtë specifikë të qytetit do të vendosen nga një marrëveshje finale për statusin e tij. Pritet që Trump të lajmërojë njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin izraelit gjatë fjalimit të tij më vonë gjatë ditës, duke bërë që Amerika të jetë vendi i parë që njeh Jerusalemin që prej formimit të Izraelit në vitin 1948. Liderët e botës arabe kanë paralajmëruar se njohja e Jerusalemit dhe dërgimi i Ambasadës Amerikane atje është një provokim flagrant ndaj botës myslimane.

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron është i shqetësuar nëse Uashingtoni zyrtar do ta njohë njëanshëm Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit. Çdo  vendim për statusin e këtij qyteti duhet marrë në kuadër të negociatave mes izraelitëve dhe palestinezëve. Një tjetër aleat i SHBA-së, këtë herë nga bota arabe, pikërisht Arabia Saudite, i shprehu Uashingtonit shqetësime të njëjta. Po kështu edhe Turqia ka paralajmëruar një dëmtim të mëtejmë të marrëdhënieve mes dy shteteve nëse Amerika e njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …