leoni

SBASHK

SBASHK-u kërkon nga deputetët t’i mbështesin kërkesat e tyre dhe ta mbrojnë buxhetin e shtetit

SBASHK-u i është drejtuar me shkresë zyrtare kryetarit të Komisionit parlamentar për Arsim, Ismajl Kurteshit dhe anëtarëve të tjerë të këtij Komisioni me kërkesën që ata ta ngritin në seancat e parlamentit kërkesat legjitime të SBASHK-ut që kanë të bëjnë me Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90-ta dhe çështjen e mbështetjes buxhetore për realizimin e kërkesave legjitime që dalin nga Kontratat Kolektive e Arsimit të Kosovës. Përmes një komunikate për media, SBASHK-u përgëzon kryetarin e Komisionit  Parlamentar  për arsim  Kurteshi dhe gjithë anëtarët e këtij Komisioni  për angazhimin e sinqertë të tyre në ngritjen e këtyre çështjeve, ndërsa   të gjithë deputetëve iu drejtohem me apelin që të ndikojnë  që në Ligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2018  të ketë vijë buxhetore për realizimin  e nenit 35 të Kontratës  Kolektive të Arsimit e që ka të bëj me 3 pagat suplementare dhe me tri pagat me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit.

“Kujtojmë deputetët se duke dëgjuar zërin e arsyeshëm të SBASHK-ut dhe duke përfillur angazhimet e Kryetarit  dhe anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Arsim ju do të dëshmonit respektin për punën me dekada të punëtorëve të arsimit të Kosovës  dhe  do të krijonit mundësinë që të drejtat e tyre të realizohen në mënyrë humane e jo, si po ndodh vazhdimisht përmes Gjykatave”, thuhet në thirrjen e SBASHK-ut drejtuar deputetëve të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …