leoni

Krasniqi: Taksa e vendosur nga Kosova për mallrat serbe nuk është problemi kryesor për mos vazhdimin e dialogu

Jakup Krasniqi: Disa pyetje për nënshkruesit e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi

Një fjalë e popullit thotë: “Fjalët kallaballëk janë fukarallëk”. Kjo me shtyri që mos të shfaq asnjë fije të qëndrimit tim, por t’i bëjë disa pyetje, atyre që e nënshkruan Marrëveshjen me Malin e Zi në Vjenë, si edhe të gjithë atyre që po e mbështesin atë. Do të jam i lehtësuar, nëse marrë përgjigje të argumentuara shkurt e saktë.  Kështu siç janë edhe pyetjet. Për këto përgjigje ka nevojë opinioni publik.

Pyetjet janë këto:

A është bërë demarkimi i kufirit më Malin e Zi, nga Komisioni Qeveritar (i kaluar), aty ku ishte caktuar në vitin 1945- 1946?

A është kufiri deri aty, ku është kontrolluar nga Policia e Kosovës deri në vitin 2009?

A është kufiri deri aty ku Ndërmarrja e Rrugëve të Kosovës i ka mirëmbajtur rrugët?

A është kufiri deri aty ku e ka njohur Kushtetuta e Kosovës e vitit 1974?

A është kufiri aty ku e ka kontrolluar Agjencioni i Pylltarisë së Kosovës?

A është kufiri deri aty, ku janë kullotur banorëve të kësaj pjese të Kosovës?

Pse deri në vitin 2009, pra, për se paku 63 vjet Mali i Zi ia lejoi Kosovës  që ta kontrollonte Çakorrin e Kullën?

A është shënuar kufiri aty ku ishte shënuar nga Gjillasi apo është shënuar kufi i ri, pra pse lëvizi kufiri? Këto pyetje duhet të na i tregojnë nënshkruesit e marrëveshjes (ish Ministrat e PJ dhe i PB).

Vërtetë, kaq zemërgjerë ishte Mali i Zi që për plotë 63 vjet t’ia lente Kosovës për menaxhim Çakorrin e Kullën?

A mos po kërkohet që zemërgjerësinë 63 vjeçare të Malit të Zi t’ia kthejmë me zemërgjerësi në vitin 2017?

Nëse përgjigjet, në të gjitha pyetjet e parashtruara, konfirmojnë se është shënuar kufiri ekzistues, ( i viteve 1945/46 e deri në vitin 2009), nuk ka asnjë arsyeje që mos të ratifikohet marrëveshja dhe e kundërta, mos të ratifikohet.

Krejt në fund. Lejoni të zgjedhurit e qytetarëve të Kosovës, këta që janë e si janë, që ta marrin vendimin për votim, apo refuzim të marrëveshjes, sipas bindjeve të tyre! Përndryshe, çdo presion mbi deputetët, jashtë vullnetit e bindjeve të tyre, është antikushtetues dhe anti demokratik.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …