leoni

Silvana Maçkaj

Intervistë me Silvana Maçkaj, bija e dëshmorit, Selver Maçkaj

RKL: E nderuar vajzë e dëshmorit, Silvana Selver Maçkaj, mirë se erdhët në radion Kosova e Lirë

Silvana Selver Maçkaj: Përshëndetje, mirë  se ju gjeta ju përshëndes të gjithë stafin e radio Kosovës se Lirë

 

RKL: Babi Juaj ka vepruar qysh herët me veprimtarët e lëvizjes ilegale në kuadër të Organizatës së Komitetit Kombëtar Shqiptar për bashkimin e trojeve  Shqiptare. Në atë aktivitet njihej me emrin si Besnik Prizreni. Si e kujtoni  sot babanë Tuaj të dashur?

Silvana Selver Maçkaj : Po, babi im  në vitin që kam lindur unë, më 25 dhjetor të vitit 1990  është regjistruar në sektorin  e Lëvizjes ilegale për bashkimin e trojeve shqiptare,  dhe kishte marrë emrin “Besnik Prizreni”. unë si vajzë  e dëshmorit e kujtoj me një nostalgji që s mund të matet me asgjë në botë mungesa e prindit…mua më mungon  ledhatimi  i babit edhe sot që i kam 27 vjet.  Unë ende  si kam pas mbushur 9 vite kur është  babi ka rënë për lirinë e kësaj toke. Dhe në atë kohë nuk e kuptoja   ndoshta dhembjen dhe mungesën  sa e kuptova kur fillova të rritem.. më mungon edhe sot shume…

 

 RKL: Silvana, babi Juaj ka ardhur nga Italia për tu  radhitur në radhët e UCK-së, a ju kujtohet diçka nga ajo kohë. Me kë mbete  Ti dhe dy vëllezërit, kur prindërit shkuan në Kukës për tu mobilizuar

Silvana Selver Maçkaj: Po, në vitin 1999  babi ka qenë në Itali. Me të dëgjuar  për mobilizimin e përgjithshëm për Luftën në Kosovë, babi vendos ta lë perëndimin dhe kthehet për ti dalë zot atdheut. E them atdheut, e jo fëmijëve apo familjes, sepse edhe babi im ka pasur mundësi të na merrte në Itali, po ai vendosi që të vijë vullnetar. Unë me vëllezërit e mi mbeta te gjyshi nga ana e mamit sepse gjyshërit nga ana e babit ishin ende ne  Prizren. Më kujtohet kur erdhi babi dhe në bisedë me mamin vendosen që të dy  të shkojnë në luftë për t’i ndihmuar atdheut. Ne ishim fëmijë, gjyshin e kishim afër dhe unë si vajzë e lazdruar nga babi po i shkoja mbas babit por edhe bisedat po i dëgjoja. Njëra  nga bisedat më ka mbetur në mendje që gjatë gjithë jetës do ta ruaj, kur një   shok po i thoshte babit, mos shko se je mbajtës i familjes, me u vra kush ti ruan fëmijët?   Babi ju përgjigj po të fitojë Kosova  edhe për fëmijët e mij do kujdeset ndonjë shqiptar, edhe si në shaka, duke qeshur mandej u përqafuan me atë shokun dhe po ecnin rrugës se bashku. Vendosen dhe shkuan në luftë, mami bashkë me babin por atje vetëm 3 javë i mbajtën. Mamin e kthyen në shtëpi pas tri jave. Luftëtari nga Zhuri, Bedri Hoxha,  ishte ai që kishte vendosur se dy prindë nuk munden të hyjnë në front, derisa ata kanë fëmijë të mitur. Për ketë arsye mamin e kthyen në shtëpi ndërsa babi vazhdoi rrugën për fronte.

Fëmijët e Selver Maçkaj

RKL: Rënia dëshmor e Selevrit ishte humbje e madhe për UÇK-në, por para  se gjithash për familjen, e bashkëluftëtarët, a mbani kontakte me shokët e Tij, a ju vizitojnë?

Silvana Selver Maçkaj: Po  rënia e babit ishte një humbje e madhe edhe për UÇK-në, po edhe për familjen, sepse ishte vet kryefamiljar. Gjyshërit i kisha të moshuar se pas 12 viteve martesë ka lindur babi im. Të them të drejtën nuk kem pas vizita nga shokët e luftës. Shumë të paktë janë ata që na kanë vizituar. E nga këta që kanë pushtet them lirisht se askush nuk na viziton. Por fal zotit me ndihmën e mamit kemi arritur të edukohemi,të shkollohemi dhe u kemi bërë e i bëjmë ballë sfidave të jetës.

 

RKL: Si ndiheni nëpër përvjetorët e kujtimeve për babanë?

Silvana Selver Maçkaj: Në përvjetorë ndihem e dëshpëruar,sepse këta trimat e pas luftës, dëshmorët i kujtojnë vetëm në përvjetorë të rënies, e nganjëherë më shumë i japin epitete vetës, e harrojnë se për qfarë janë aty.

 

RKL: Cili është mendimi i Juaj, lidhur me trajtimin e  familjeve të dëshmorëve nga qeveritë e pasluftës pa dallim?

Silvana Selver Maçkaj: Ndoshta mund të gaboj në mendimin tim, por po u lë edhe juve që jeni prindër  përgjigjën. Një fëmijë i dëshmorit të shkollohet në kushte të vështira,të diplomohet me notën 10-të, e të ngelet e pa pune?  Mundë ta gjeni  përgjigjën e kësaj pyetje   e nderuar.

 

RKL: Cila është përkrahja konkrete që keni marrë nga shoqëria dhe nga  institucionet e vendit dhe a mjafton ajo?

Silvana Selver Maçkaj: përveç pensionit të  mamit asgjë më shumë.  Edhe një banesë në të  cilën shkruan se kryetari i komunës Ramadan Muja është qiradhënësi, e familja dëshmorit qiramarrësi.  Nuk e dijë çka i  bie kjo, por kështu është për fat të keq. Në vendim e s’di a mund ta quaj që është e jona kjo pronë ajo?

 

RKL: Silvana, të falënderojmë se u bëre pjesë e intervistave në Radion Kosova e Lirë. Suksese dhe shëndet!.

Silvana Selver Maçkaj: Faleminderit edhe nga ana Juaj, përshëndetje për të gjithë stafin dhe dëgjuesit Tuaj!

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …