Nëse vijëzimi i kufirit sipas modalit të zonave kadastrale të komunave, të cilat e bëjnë shtetin e Kosovës të përcaktuar me marrëveshjen e Kumanovës dhe Planit të Ahtisarit, krejt kjo vihet në pikëpyetje apo në rinegocim në bazë të asaj që po kërkon Bulliqi me shokë, çfarë do të ndodhë nga ai pozicion i ri i Kosovës në kufirin me Serbinë.
Individualizmi i Bulliqit, Grudës dhe të tjerëve si ata, që del nga xhelozia e të shkolluarve konsideroj të shfaqet si tendencë e përjashtimit ose pavetëdijëshmërisë, lidhur me çështjet që tejkalojnë veten e tyre dhe, në këtë mes mendoj të kenë humbur fillin e problematikës, duke dëshiruara të merren me fundin, epilogun e problemit, gjersa tek fillimi mrizonin e nuk ishin askund.
Mendoj që problem i kufijve të Kosovës duke përfshirë edhe atë me Malin e Zi, do qëndrim politik si një vijueshmëri e proceseve politike, nëpër të cilat ka kaluar Kosova e fare pak qëndrim”ekspertësh”.
Zotëri Bulliqi, Gruda e tjerë, gjatë punës suaj eksperte, a arritët të gjenit ndonjë shkelje që ka bërë Komisioni i mëparshëm, sipas modelit kadastral. Nëse jo, siç po shihet, metodat tjera po i promovoni në materiale, si ato të kontekstit historik etnik, gjeografik etj, vërtetë janë broçkulla dhe shumë të dëmshme për vendin. Qasja e tillë e lë Kosovën pa veriun dhe një pjesë të mirë të Anamoravës, veçanërisht nëse merret, konteksti etnik (sugjerimi i Grudës).
Gjeneralët e NATO-s, por edhe politikani i rryer i shpërblyer me çmimin Nobel për paqe, Ahtisari, e ka pasur të qartë problemin, andaj edhe ka ecur në rrugën e përcaktimit të kufijve të shtetit të ri, në bazë të modelit kadastral.
Ju ekspertë hileqarë a e dini se si “çlironi” atë pjesë të një territori me qëndrimin e vetëm se e paskan shfrytëzuar me vite për kullota banorët lokal(sipas Bulliqit).
A e keni të qartë se izolimi politik i Kosovës nga miqtë e këtij shteti në krijim, që mund të vijë si pasojë e veprimeve tuaja. Çka mendoni se na sjell? Ndryshim të gjendjes apo rikthim atje ku kemi qenë para luftës? Mos mendoni ju se ecja vetëm në këtë proces e Kosovës do të na bëjë mirë apo konsideroni se jemi bërë shtet i fortë dhe më nuk na duhen fare partnerët apo miqtë? A mendoni se trazirat e jostabiliteti i vendit i sjellin pozicione të favorshme apo dënime e ngecje?
A keni menduar ndonjëherë se në aspektin gjeopolitik me qëndrime tuaja po dëmtoni procesin e ridefinimit të procesit rajonal gjeopolitik, duke qenë kundër qëndrimit të SHBA-ve dhe aletavë të saj?
Zotërinj të nderuar, Kosova dhe rinia e saj, nuk e kanë luksin për të humbur të ardhmen me veprime aventuriere që i ngjasojnë gjelit mburravec të një politike të humbur.