Kryetari i vendit tonë Hashim Thaçi, po qëndron në Bullgari, ku do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe në konferencën e Bankës Botërore. Në këtë takim do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal dhe për dinamizmin e procesit të integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Kryetarët e shteteve të Ballkanit Perëndimor bashkë me përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian do të diskutojnë për kompletimin e rrjetit të rrugëve dhe për përmirësimin e infrastrukturës së kalimeve kufitare, por edhe për tema të tjera me interes të përbashkët. Gjatë qëndrimit në Bullgari, Thaçi do të zhvillojë një takim bilateral edhe me kryetarin e Bullgarisë, Rumen Radev, me të cilin do të bisedojë për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …